Këndi i lojërave në rrugën 'Vangjush Furxhi', pas ish-Ekspozitës

Sociale

Nga një hapësirë e mbuluar me shkurre dhe gardhe, Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash (FOTO)

12 Janar 2019, 11:53| Përditesimi: 12 Janar 2019, 12:00

  • Share

Në këtë fillimviti, kryeqytetit i është shtuar një tjetër kënd lojërash. Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, fëmijët e kësaj zone do të kenë tashmë një hapësirë të re argëtimi.

Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të Njësisë Administrative Nr.10.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?