Kultura

Nga një humbje, në një lindje poetike: ‘Blu Psalm’ i Rei Hodos promovohet në Durrës

22 Prill, 12:36| Përditesimi: 22 Prill, 12:52

  • Share

Vetëm një ditë pas Pashkëve dhe në ditën e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, poeti durrsak Rei Hodo ka përuruar vëllimin e tij të tretë poetik, të titulluar “Blu Psalm”.  Ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Shën Luçisë në Durrës, ndërkohë që zgjedhja e datës dhe vendit për promovimin nuk ishte rastësore.

Në intervistën e tij, Hodo shpjegoi se kjo ditë ishte e përzgjedhur enkas nga ai, si një homazh për gjyshen e tij, të cilën ai e quan me përkëdheli “nanushë”.

“Përurimi përkoi me Pashkët dhe me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Shpreh ngushëllimet për komunitetin katolik dhe të gjithë besimtarët. Ndoshta një ogur i mirë, ose ndoshta jo për librin”, tha autori.

I pyetur për planet e tij të ardhshme, Hodo u shpreh se nuk dëshiron të kufizohet vetëm në zhanrin e poezisë. Ai la të hapur mundësinë që në të ardhmen të shtrihet edhe drejt prozës, duke theksuar se kjo mbetet për t’u parë.​

Ky vëllim poetik, i treti në karrierën e Hodos, pason botimet e mëparshme “Apricus” dhe “Rregulli i jetës kur ti nuk je”. Në “Blu Psalm”, Hodo vazhdon të eksplorojë temat e dashurisë, humbjes dhe shpirtit njerëzor. Poezitë e tij shpesh përfshijnë referenca ndaj autorëve të njohur si Fatos Arapi, Lasgush Poradeci, Giuseppe Ungaretti dhe Rainer Maria Rilke.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?