Besart Kadia u emërua disa ditë më parë zv. ministër i Financave në qeverinë Rama dhe kjo solli jo pak reagime.
Me një shkresë të dyshimte që u publikua me urgjencë në media, PD, teksa e akuzonte Kadinë si “agjent” të Ramës, pohonte se e kishte shkarkuar Kadinë që një vit më parë, kur krijoi lëvizjën “Alternativa”.
Në “Zonë e Lirë”, Besart Kadia e quajti jo profesional qëndrimin e PD-së, ndërsa shtoi se miminalisht duhej të ishte njoftuar.
Ai pohon se para një muaji ka marrë propozimin për deputet nga PD. Kadia shprehet se opozita ka nevojë për kohë dhe se nga ‘një mandat i i tretë i PS fiton e djathta’.
“Isha duke parë tv kur kam parë që kam qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Një letër për shkarkimin nga anëtarësia, tregon se sa jo profesional janë nëse nuk më dërgon mua një mesazh të paktën që je i shkarkuar.
Kjo ka ndodhur para një viti për lëvizjen “Alternativa”. Unë kam patur ofertë dhe bashkëpunim me struktura të PD që më propozuan para një muaji për deputet të PD dhe më kanë kërkuar të dërgojë CV. Por procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte i palogjikshëm.
Në komunikimin me Z. Rama u morra vesh lehtësisht mbi atë çfarë unë përfaqësoj. Unë mendoj që nga një mandat i i tretë i PS fiton e djathta. Kryetari i PD nuk mendoj se ka bërë ndonjë reformim të PD”, tha Kadia.
I pyetur nëse mund të anëtarësohet në PS, Kadia u shpreh: “Nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po. Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po”.
Taktika e RILINDJES perca e sundo opozita duhet te jete kompakt cdo problemet qe del si Topalli Kadia Murrizi Patosi e tjer cojne uje tek burime I RILINDJES dhe keqbersi I SHUMICES se shqipetareve ed rama merr mandatin e trete
PërgjigjuAman besart mos prano shofer, me mire mere shofere se mos te shqep ne ndonje cep apo semafor kur ka trafik.
PërgjigjuBesi o besi sa i bukur je. Te ndoqa dje te Çani, edhe levizjet edhe mimiken i kishe super. Ty kot te ste kane marre ne playboy plako, se je super. Sillu mire aty kryeministri se mos te ha e te kullufit Spiropalli paraprakisht per mengjes me nje gote çaj limoni.
PërgjigjuShkarkim"jo profesional".dialog:A-sa mire beri qe e zgjodhi.B-nje trap ne qeverine e rilindjes.e di perse sherben trapi?per te lundruar e shpetuar nga mbytja.
Përgjigjune politike nuk e di si je por ne gramatike qenke per ibret o hajdar...kasem.te mora vesh vetem fjalet e fundit per punen e trapit.dukesh qe mer vesh
Ja pra , e moret vesh kush ishte dhe eshte Kadia . Megjithate e pergezoj qe u tregua i sinqert , dhe tregoi saktesisht leviziet e tij ndaj grupit qe me dashamiresi e kishte pranuar ne mesin e tyre . Ja pra inteligjent profesionist -- qe te han buken , e te permbisin kupen -- . Por edhe ne shkolle , jasht shtetit , na paska mesuar se nuk duhet par hic , pastertia e figures se kandidatit per deputet , ne Parlament mund te hyj edhe derri e dosa , duke ju referuar te drejtes universale te frymoreve . Zoteri i nderuar Kadia ; Rama nukse i ha kollaj keto dhelperira , do te te perdore , per sa kohe i duhet ,--dhe mir do beje - , dhe ti perseri do kerkosh te lepish ndonje sahan tjeter . Qenit , ju duk hieja e kockes ne lume . me e madhe , keshtu humbi edhe ate qe kish .
Përgjigju