Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.
Prania e ChatGPT në jetën tonë të përditshme po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e ,po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë me ne.
Megjithatë, ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot - jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave, raporton Wall Street Journal.
Paralajmërime nga vetë krijuesit
Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishmenë bisedat tuaja ”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini që të jenë po aq të kujdesshëm: “ Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do të dëshironit t’i shihte askush” .
Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.
Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani
Sipas rekomandimeve të ekspertëve, këto janë pesë llojet kryesore të informacionit që nuk duhet t'i ndani kurrë me ChatGPT ose një sistem tjetër të ngjashëm:
1. Informacioni personal identifikimi
ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.
2. Të dhënat mjekësore
Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.
3. Informacioni financiar
Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.
4. Detajet e punës suaj
Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës shpesh ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.
5. Detajet e hyrjes
Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi.
Komente
