Ndezja e Pishtarit Olimpik

Nga Olimpi i Greqisë në Paris, rrugëtimi i flakës Olimpike

25 Korrik, 17:26| Përditesimi: 25 Korrik, 17:27

  • Share

Pishtari olimpik është një traditë, e cila karakterizon ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Stafeta e pishtarit për lojërat e “Paris 2024” ka nisur më 16 prill të këtij viti në një ceremoni të bërë në malin e Olimpit në Greqi, aty ku janë mbajtur për herë të parë Lojërat Olimpike.

Më pas organizatorët e dërguan deri në portin e Pireut ku nisi edhe një udhëtim të gjatë në Mesdhe për të përfunduar në Marsejë. Më 8 maj pishtari nisi rrugëtimin në Francë për t'u ndalur në Paris më 26 korrik, në ceremoninë e hapjes.

Historia e pishtarit dhe flakës Olimpike

Lojërat Olimpike e kanë fillesën 776 vite para lindjes së Krishtit, në versionin më të hershëm të tyre, për të parë ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik gjatë kësaj periudhe.

Ideja për flakën olimpike rrjedh nga ceremonitë e lashta greke ku një zjarr i shenjtë mbahej i ndezur gjatë kremtimit të Olimpiadës së lashtë në altarin e shenjtërores së Hestias. Në mitologjinë e lashtë greke, zjarri kishte konotacione hyjnore dhe mendohej se ishte vjedhur prej perëndive nga Prometeu. Zjarret e shenjta ishin të pranishme në shumë faltore të lashta greke, duke përfshirë ato në Olimpia.

Çdo katër vjet, kur Zeusi nderohej në Lojërat Olimpike, ndizeshin zjarre shtesë në tempullin e tij dhe të gruas së tij, Herës. Flaka moderne olimpike ndizet çdo dy vjet përpara rrënojave të tempullit të Herës. Kur ideja e një zjarri simbolik u prezantua gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1928, një punonjës i Ndërmarrjes Elektrike të Amsterdamit ndezi flakën e parë simbolike në Kullën Maratonë të Stadiumit Olimpik në Amsterdam.

Flaka olimpike dhe stafeta e pishtarit olimpik u prezantua për herë të parë në Lojërat Olimpike Verore 1936 në Berlin.

Pishtari Olimpik

Pishtari olimpik është prej çeliku. Është i gjatë 77 cm, i gjerë 10,5 cm, ndërsa peshon 1,9 kg. Nga jashtë është lyer me një ngjyrë të veçantë që mundëson rezistencë të madhe termike që shkon nga -20 °C deri 25 °C. Pishtari ka një autonomi prej 15 min dhe mund të funksionojë deri në 5.000 m lartësi. Flaka e tij ushqehet nga një përzierje hidrokarburesh (40% propilen, 60% butan) që ndodhet brenda pishtarit në një lloj bombole prej alumini.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?