Politikë

Nga paketa e re ligjore, ngritja e Qendrave Kulturore Shqiptare në 6 vende te Statusi i Artistit! Çfarë parashikon programi qeverisës Rama 4 për kulturën

17 Shtator, 15:07| Përditesimi: 17 Shtator, 15:12

  • Share

1758114727_muze.jpg

Programi qeverisës "Rama 4" për kulturën parashikon  një paketë të re ligjore për kinemanë, teatrin, librin, sponsorizimin dhe pasaportën e artistit. Përveç hapjes së disa muzeve të rinj, qeveria do të krijojë edhe Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Pasurive dhe Qendrën Kombëtare për Artin e Kulturën. 

Për menaxhim më efikas, do të vendoset një sistem i unifikuar digjital biletimi për sitet dhe muzetë. Po ashtu, parashikohet ngritja e qendrave kulturore shqiptare jashtë vendit (Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Angli e SHBA) për të promovuar kulturën përtej kufijve. 

Destinacionet historike e kulturore do të rikualifikohen për të gjeneruar turizëm kulturor, ndërsa do të ngrihen hapësira të reja për librin e artin dhe synohet që të integrohet edukimi kulturor në arsim.  Qeveria, gjatë këtij 4-vjeçari, synon që të krijojë Fondacionin “CulturAlb” për zhvillimin e industrisë krijuese dhe mbështetjen e artizanëve. 

Në fokus do të jetë edhe restaurimi i monumenteve të degraduara, si dhe nisja e një projekti të quajtur “Itinerarin e 100 Kullave” për zonat veriore. Vëmendje do t'i kushtohet edhe Statusit të Artistit, dhe sipas programit të qeverisë, mbështetja e krijimtarisë artistike do të bëhet me skema financiare të reja.

Disa nga prioritetet kryesore: 
- Ngremë 10 hapësira të reja për librin dhe artin deri në vitin 2030 dhe integrojmë edukimin kulturor në shkolla e universitete.
- Përmirësojmë Statusin e Artistit dhe krijojmë skema financiare të reja për mbështetjen e krijimtarisë artistike.
- Ngremë Qendra Kulturore Shqiptare në Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Angli e SHBA për të promovuar kulturën shqiptare jashtë vendit.
- Krijojmë Fondacionin “CulturAlb” për zhvillimin e industrisë krijuese dhe mbështetjen e artizanëve.
- Vendosim sistem të unifikuar digjital biletimi për site dhe muze, si dhe digjitalizojmë arkivat kulturore.
- Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe Qendrën Kombëtare për Artin dhe Kulturën për menaxhim më efikas e transparent.
- Restaurojmë monumente të degraduara, rijetëzojmë rrjetin e kinoteatrove dhe nisim “Itinerarin e 100 Kullave” për zonat veriore.
- Hartojmë Strategjinë Kombëtare të Artit dhe Kulturës 2026–2030 dhe miratojmë paketën e re ligjore për kinemanë, teatrin, librin, sponsorizimin dhe pasaportën e artistit


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron programin ‘Rama 4’: Shqipëria europiane, mision kombëtar! Vendi në 6 rajone turistike, 20 marina nga Velipoja në Ksamil


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?