'Shpejt filmoni, kundërshtoni'/ Shpulla e sajuar e opozitës dhe pakti i ‘thyer’ mes banorëve dhe shefit të policisë

17 Prill 2019, 20:45| Përditesimi: 17 Prill 2019, 21:32

  • Share

Vijimi i shembjes së banesave në zonën e Bregut të Lumit për t’i hapur rrugë zgjatimit të projektit të Bulevardit të Ri ne Tiranë, është shoqëruar këtë të mërkurë me përplasje mes forcave të policisë prezente për të mbështetur IKMT-në, banorëve të cilët u shemben ndërtesat dhe dy ish-deputetëve; Klevis Balliut të Partisë Demokratike dhe Endrit Braimllarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Momenti i perplasjes se dy ish-deputeteve me policine

Duke qenë se konsiderohet një ‘vatër e nxehtë’ për shkak të incidenteve të mëparshme, kur banorët kundërshtuan me dhunë shembjen e shtëpive, me gurë e shkopinj ndaj policisë, blutë e Tiranës u vendosën në zonë me një plan masash për të shmangur përsëritje të skenave të tilla. Megjithatë, Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se nga vetë banorët ishte dhënë garancia se lirimi i shtëpive duke nxjerrë jashtë orenditë, do të bëhej qetësisht dhe pa incidente. Ditë më parë ka pasur një takim të banorëve me shefin e komisariatit numër 4 në Tiranë, Agim Hoxha, një drejtues me eksperiencë në menaxhimin e situatave të tensionuara, siç ka qenë edhe në ballë të zbatimit të masave në protestat antiqeveritare të opozitës joparlamentare. E duket se është pikërisht kjo e fundit që ka ndryshuar akordin mes banorëve dhe policisë.

Protesta e opozites kunder qeverise, perplasje tek Ministria e Brendshme diten kur delegacioni holandez vizitonte Tiranen zyrtare

Këtë të mërkurë banorët e Bregut të Lumit, teksa IKMT nisi punën për Bulevardin, u përplasën pa shkak me forcat e policisë se Shtetit, në mbështetje të të cilave ishte edhe Policia Bashkiake. Pati tentativë të hapur të banorëve për të kundërshtuar policinë, duke shtyrë efektivët në kordonin e sigurisë krijuar për mbarëvajtjen e punës së IKMT-së.

Një video e shpërndarë nga Partia Demokratike që është përfshirë në kundërshtinë e banorëve pa dhënë asnjë zgjidhje alternative për ta që kanë pretendime mbi dëmshpërblimet, shfaq shefin e komisariatit 4 Agim Hoxha në një përplasje me një zonjë banore të zonës.

Nga PD u fol për dhunë ashtu sikundër bashkë me LSI-në thanë se do të kallëzojnë penalisht drejtuesin e policisë. Por në fakt, nga sa Shqiptarja.com u interesua, dhe nga sa duket në videon e incidentit që ka ndodhur pa shkuar ora 07:00 e mëngjesit, shefi i komisariati tenton t’i heqë telefonin nga dora zonjës, e cila kërkon të kalojë perimetrin e sigurisë. Familjarët janë njoftuar brenda afateve ligjore për nisjen e shembjeve të banesave, dakordësinë që e kanë dhenë vet, siç mëson Shqiptarja.com, ku janë shprehur se do të dalin nga banesat duke larguar orenditë, pa asnjë përplasje me policinë. “Nuk do të ketë përplasje me dhunë me policinë, na lini 1-2 dite kohë të heqim materialet”, - mësohet të jenë shprehur banorët. Edhe pse ju dha koha e mjaftueshme e parashikuar edhe me njoftim zyrtar nga IKMT, por edhe në takimin që kanë pasur me vetë Hoxhën, banorët këtë të mërkurë krijuan përplasje të panevojshme për të nxjerrë veshjet e orenditë nga shtëpitë e tyre, teksa IKMT kishte nisur punën.

Nga burime afër shefit të komisariatit të policisë mësohet se Agim Hoxha ka tentuar t’i heqë telefonin nga dora zonjës, dhe nuk ka pasur asnjë tentativë të vetme për ta qëlluar atë. Nga burime të pranishme gjatë përplasjes së mëngjesit, është mësuar se përfaqësuesi i banorëve që ishte në takimin me shefin e komisariatit ndryshoi totalisht qëndrim: Nga zhvendosja paqësore pa incidente me policinë, në orientim të banorëve për të kundërshtuar me forcë efektivët: "Filmoni, shpejt filmoni, kundërshtoni, mos u largoni dhe filmoni, se nuk kanë çfarë t'ju bëjnë".

Momenti i perplasjes se shefit te 4-es me banoren

Shqiptarja.com mëson se zonja në fjalë është e njëjta që në aksionin e vështirë të shembjes së banesave javë më parë u shfaq me shkopinj në duar e me gurë teksa godisnin policinë për të kundërshtuar shembjen e shtëpive nga IKMT. Duke marrë parasysh problemin social të përsëritur herë pas here të ndërtimeve që preken nga Plani Urbanistik, dhe pretendimeve të ngritura mbi dëmshpërblimet në vlera reale të tregut apo jo, policia nuk kreu arrestime edhe pse dhuna u shfaq hapur në publik nga kamerat televizive.

Por këtë radhë PD dhe LSI që siç ka ndodhur edhe më parë me banorët e zonës se Astirit, i shfrytëzon këto kauza për interesat e saj politike, aq sa dhe vetë banorët harrojnë qëllimin e tyre, duke ju bashkuar protestave politike të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kështu ndodhi me banorët që preken nga Unaza e Re tek "Astiri", të kthyer tashmë në besnikë te protestave që siç pjesëmarrja është dëshmuar deri në protestën e nëntë, po rrudhet nga radha në radhë.

Në Bregun e Lumit janë parashikuar të prishen 38 banesa. Këtë të mërkurë nisi prishja e 15 shtëpive. Disa prej qytetarëve janë shprehur se nuk janë dëmshpërblyer për prishjen e banesave, e ndërsa disa të tjerë refuzojnë të heqin dorë nga banesat e tyre. Projekti për Bulevardin e Ri, është cilësuar më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj vendi ku do të projektohet e ardhmja e Tiranës.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 18/04/2019 18:33

    Merrni ket majme nin e Fahriut dhe futeni ke kopshti i Ri zoologjik .Eshte krim ta fusesh ne burg ket oafille qe ka 5 muaj qe ben toje tek Astiri

    Përgjigju
    • Asolingo: 07/05/2019 11:30

      JO as per kopsht zologjik nuk jane keta,se acarojne kafshet.

  • Ben Tironci: 18/04/2019 18:01

    Na bete me vjell me keta surrete si Brahimllari apo Balli spiuni.

    Përgjigju
  • tori: 18/04/2019 07:17

    Nuk I kuptoj banoret e Bregut Lumit?I derguat grate per te protestuar!!!!!!!kTO JANE BURRA oso e thene paster shqip :cfar pushtash kto burra.

    Përgjigju
  • Shpulle: 18/04/2019 05:21

    qe te keqen e shpulles. Turp. Pleher mashkull. Me vertet Shqiptar. Rrace e qelbur

    Përgjigju
  • O Prokuroriaaaaa: 17/04/2019 23:26

    Ore po Prokuroria e Policia pse nuk marrin masa per keta ish-deputete rrugace?????Si do ia beni tani qe ata plehrat ju paditen perpara?????Shume gjynah per banoret se perfituan nga rrumpalla shteterore e tani e hane po prape nga ajo.Ai Idiot Balliu duhet te provoje pak shije burgu se ka ca cuna te vendi qe ferkojne duart per ca si ai e Salianjerat...

    Përgjigju
  • Arberi: 17/04/2019 21:44

    Perse duhet ti hiqte telefonin dhe perse policia nuk shoqeroi ish deputetet fytyre ndyre por ushtron dhune ndaj femrave. Mos i bjer samarit o shef por bjeri gomarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?