Kronikë

Nga parakalimet e gabuara te drejtimi nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Dibrës bën bilancin: 469 gjoba për javën e parë të gushtit

11 Gusht, 13:03| Përditesimi: 11 Gusht, 13:09

  • Share

Policia Rrugore e Dibrës ka bërë bilancin e javës së parë të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 469 gjoba për parakalime të gabuara, drejtimi nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Rrugorja apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Dibrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Akset nën monitorim të pandërprerë nga ajri me dron dhe nga toka me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë javës së parë  të muajit Gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

119 masa për parakalime të gabuara

37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

2 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

2 masa për xhama të errësuar;

138 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Policia Rrugore, të shtrira në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?