Futbollisti argjentinas Mauro Icardi

Nga Parisi në Stamboll, flet Mauro Icardi: Kisha shumë oferta, por jam i befasuar nga tifozët e Gallatasarajt

10 Shtator 2022, 13:44| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 13:46

  • Share

Mauro Icardi këtë merkato u largua nga Paris SG për t’u transferuar në kampionatin turk te gjigandët e Gallatasarayt, tifozët e së cilës i dhuruan një pritje madhështore argjentinasit. Te Paris SG Icardi u kthye në të padëshiruar, duke qenë se më shumë flitej për jetën e tij private se sa për minutat në fushën e lojës.

Për ta larguar Paris SG ka pranuar të pagujë më shumë se 60% të rrogës, ndërsa vetë ish-sulmuesi i Interit duket i lumtur për këtë zgjedhje pavarësisht se nga ai pritej të shkëlqente në futbollin e madhe.

“Kam mbetur i befasuar nga pritja e tifozëve të Gallatasarajit, të cilët kanë treguar shumë dashuri për mua. Kam pasur shumë oferta në merkaton verore, por në fund zgjodha të vija te Gallatasaraj. Kam shënuar një gol në këtë stadium me fanellën e PSG-së, tani do të mbroj ngjyrat e Gallatasarajit dhe shpresoj të vazhdoj të bëj shumë gola,”-përfundoi Ikardi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?