Nga paskuintat e Operas, në skenë/ Alegri, flirt e dashuri! ‘Don Kishoti’, një përrallë baleti me Adela Muçollarin

25 Maj 2023, 15:48| Përditesimi: 25 Maj 2023, 16:16

  • Share

Në Teatrin e Operës po bëhen përgatitjet e fundit... Personazhet e “Don Kishotit” duken sikur kanë dalë prej romanit të Servantes, e bëhen gati për të ripropozuar lojën e mjeshtrit Giuseppe Picone përmes gjuhës së trupit. Pjesa e baletit vihet në Opera pas 25 vjetësh. Emocionet ndihen që në ‘backstage’, ku çdokush kërkon të jap më të mirën. Është entuziaste Adela Muçollari për rolin e Kitrit, vajzës çapkëne që lufton për dashurinë me Bazilojn...

“Kitri është një sfidë për çdo primabalerinë se përveç anës teknike që ajo ka është dhe ana interpretative sepse është një vajzë pasionante, lozonjare, shumë e vendosur...”, tregon solistja e parë e baletit në Teatrin e Operas, Adela Muçollari.

Me të njëjtën vendosmëri që primabalerina del në skenë, duke i dhënë shkëlqim atmosferës festive, që endet në tri akte mes magjisë e ëndrrës...

“Të kërcesh me Bazilojn në rolin e Kitrit sigurisht që është një lojë e vërtetë sepse aty ti beson edhe tek ato përrallat e magjishme”, thotë ajo.

Me Ermir Koçekun përçojnë emocionet e një historie dashurie.

“Fillon me aktin e parë ku Kitri dashurohet me Bazilojn, pastaj është familja që gjithmonë e kundërshton, po ajo është gjithmonë këmbëngulëse, lozonjare, filtruese”, tregon Muçollari.

Muzika e Lwdving Minkus i ka të gjitha ngjyrat në këtë dritare romantike të Barcelonës, me njerëz të thjeshtë, fisnikë e ciganë, që u propozua për herë të parë në teatrin e Bolshoit një shekull e gjysmë më parë...

“Sigurisht që Don Kishoti është në motivet e flamengos ka erashka, ka kastanjetat, është muzika plot dinamikë”, thotë më tej.

Ndërsa kostumet e Dea Bejlerit e sjellin përrallën ‘të gjallë’, dhe afrojnë publikun me karakteret. Adela rrëfen se është totalisht e përfshirë në tri pjesët.

“Akti i parë ka një lloj dinamike të madhe. vërtetë më jep shumë shpirt... Akti i dytë është finesa, ëndrra, Adela e butë, delikate dhe sigurisht që akti i tretë është qershia mbi tortë”, shprehet Solistja e Parë e TKOB.

 Publiku në dy orë, për katër netë radhazi do të përjetojë nota alegrie, flirti, deliret e kavalierëve Don Kishoti dhe Sanço Panço të impenjuar në mbrojtjen e nderit, dashurisë dhe drejtësisë... Me Adelën takohet të premten në premierë...

“Unë mendoj që Don Kishoti është një balet që mund të shikohet dhe të ndiqet nga të gjithë mendoj se do besojnë sërish tek përrallat edhe tek dashuria e vërtetë...”, thotë Muçollari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?