Nga përballja me bandat në vitin 1997 e deri në ditën që vendosi të dorëhiqej/ Historia e franceskanit arbëresh që iu bind urdhërit për t'u bërë Arqipeshkv

29 Mars, 20:17| Përditesimi: 29 Mars, 22:00

  • Share

Në vitin 1997 mbërriti në Shqipëri arbëreshi që e fliste pak shqipen, Imzot Angelo Massafra. Ai u përball me realitetin e asaj kohe: rrugët e zbrazura nga njerëzit dhe të zaptuara nga bandat, frikën për një të ardhme të pasigurt të shqiptarëve. E megjithatë, françeskani nuk u ndal. Udhëtoi kudo ku ishte e nevojshme për të qetësuar zemrat e trazuara.

Një vit më pas, hapi dyert e institucioneve fetare për të mirëpritur shqiptarët e Kosovës. Do të ishte ky vit kur ai do të emërohej në krye të dioqezës së Shkodrës. Për herë të parë Report TV sjell pjesë nga ai çast solemn për besimtarët katolikë teksa Imzot Massafra mbante fjalimin e tij të parë në detyrën e  Ipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult.

Ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tij në Shqipëri të cilin ai vendos ta rrëfejë në intervistën e realizuar nga gazetari Ergys Kavaja për Report Tv.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?