Besfort Lamallari

Politikë

Nga përndjekja e Zef Brozit te akuzat ndaj Dumanit, ministri Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

9 Tetor, 19:07| Përditesimi: 9 Tetor, 19:14

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim nw rrjetin social Facebook, pas debateve të sotme në Kuvend, ku ai replikoi me opozitën.

Lamallari sjell në vëmendje sulmet ndër vite të Sali Berishës ndaj krerëve të drejtësisë, si dhe përmend ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social.

Ministri i Drejtësisë i ka kujtur Sali Berishës edhe akuzat dhe ofendimet denigruese dikur ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama.

Reagimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari:

Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse gjuha e urrejtjes, baltës dhe shpifjeve bajate, bashkë me lotët e krokodilit që gëzon sa herë ka viktima!

Është pikërisht kujtesa e një të shkuare që do të marrë fund njëherë e mirë me Shqipërinë evropiane, ajo që revolton çdo qytetar, i cili teksa endet në proceset e panumërta gjyqësore, i duhet të durojë hirin syve nga ata që linçuan, intimiduan dhe përndoqën krerë të institucioneve të drejtësisë, mundohen të fitojnë kapital politik mbi viktimat e një sistemi të mbrapshtë që lanë pas, i cili vazhdon e prodhon konflikte, me viktima qytetarë dhe shërbyes të ligjit!

Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve! Edhe çështja e fundit e gjykuar nga i ndjeri gjyqtar Kalaja, problem i mbrapshtë pronësie si mijëra të tjera ku shqiptarët ranë në kaosin dhe kurthin e një epoke që nuk do ta pranojë që i ka ikur vakti!

Ish Kreu i nderuar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ishte shënjestra e parë e një sulmi dhe përndjekjeje të paprecedentë që shpëtimin e vetëm kishte arratinë, i cili do të pasohej më pas nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Sollaku nën  akuzat e ulëta me qëllim të pastër denigrues dhe shpejt pasuesja e tij, Ina Rama, një grua së cilës iu desh të dëgjonte etiketimet më të ndyra ndërkohë që në mes të Tiranës kishte ndodhur një krim shtetëror me katër viktima të pafajshme. Sot, refreni i baltës, presionit dhe akuzave të shfrenuara padyshim ka në fokus Kreun e SPAK!

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artani: 09/10/2025 20:47

    Interesohu se kush e beri ate ligj or zoteri. Berisha mundet te kete gabimet e tij, por kte ligj kerkoje andej nga krahu pokitik qe I perkisni.

    Përgjigju
  • Tahipi: 09/10/2025 20:11

    Bravo!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?