Toni Breidinger, një vajzë 23-vjeçare dhe një pilote garave të shpejtësisë ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjes së saj.
E reja me origjinë arabe, e cila ndiqet në rrjetet sociale nga disa qindra, mijëra njerëz është një nga pilotet më të talentuara të garave "NASCAR" dhe është pjesë e skuadrës "Venturini Motorsports".
E admiruar nga shumë të rinj, 23-vjeçarja me origjinë arabe po feston së fundmi një tjetër arritje, por jo në pistën e garave kësaj radhe. Ka qenë një ëndërr fëmijërie për piloten e re që t'i drejtohej modelingut, dhe së fundmi Breidinger i është bashkuar familjes së "Victoria Secret".
23-vjeçarja e sheh atë si një arritje të madhe, duke thënë se më parë kishte pasur probleme me vetëbesimin.