Kronikë

Nga plagët e luftës ku mbeti pa duart te universiteti, historitë e 2 vajzave afgane rrëfyer për Report Tv: Duam të vazhdojmë shkollën, mund të qëndrojmë edhe këtu

5 Shtator 2021, 15:32| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 19:53

  • Share

Nekbhat është një 31-vjecarje nga Afganistani e cila ka humbur gjymtyrët dhe prindërit 17 vite më parë nga shpërthimi i një mine, ndërsa i vëllai mbeti i paralizuar. Për Report Tv ajo thotë se në Shqipëri ndihet mirë dhe mund të jetoj këtu pa problem.

“Këtu ndihem shumë mirë, njerëzit janë të dashur. Jetesa me ardhjen e talebanëve u bë shumë e vështirë, sidomos për gratë gjithçka është një tmerr. Kur isha 14 vjeç prindërit e mi vdiqën nga shpërthimi i një mine ndërsa unë humba duart. Vëllai mbeti i paralizuar dhe ai ndodhet në Afganistan. Për shumë vite unë punova me amerikanët dhe suedezët, ndërsa tani do të rifilloj një jetë të re. Në Afganistan kujdesesha edhe për të tjerë njerëz të gjymtuar dhe në mbrëmje ndiqja shkollën”, tha ajo për Report Tv.

Një tjetër vajzë afgane, e cila ka ardhur me ndihmën e gazetares Hakim thotë se në Shqipëri se kishte menduar se do pritej kaq mirë.

“Në Shqipëri jemi pritur shumë shumë mirë, e them nga thellësia e zemrës duke falenderuar jo vetëm Yaldën por edhe qeverinë shqiptare. Unë isha student në vitin e fundit për anglisht në Kabul, s’ka rëndësi n.q.s. do shkoj në Amerikë apo do qëndrojë këtu dua vetëm të diplomohem”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Shpëtoi 59 afganë nga talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim për Report Tv: Me pranimin e refugjatëve Shqipëria shkroi historinë e saj në botë! Do t'ia rrëfej të gjithë globit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?