Punime në Bllokun nr.1 në Laprakë.

Kronikë

Nga pluhuri dhe balta, si u transformua Blloku Rr.1 në Laprakë deri në asfaltimin e çdo rrugice

11 Tetor 2018, 18:45| Përditesimi: 11 Tetor 2018, 19:00

  • Share

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet ka njohur së fundmi rehabilitimin e plotë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në nivel investimi kapilar në Bllokun nr.1 në Laprakë.

Deri tre vite më parë një nga zonat më të diskriminuara për investime, tashmë banorët e këtij blloku kanë jo vetëm rrugë të asfaltuara, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës-kanalizimeve si dhe një sistem tërësisht të ri asfaltimi.

 Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka asfaltuar tërsisht edhe rrugicat e vogla të këtij blloku duke lehtësuar së tepërmi jetesën e banorëve të cilët ishin të detyruar për shumë vite që në verë të duronin pluhurin dhe në vjeshtë e dimër baltën.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?