Nga Pogradeci në Ulqin, piktori Sadik Kasa e feston 70-vjetorin me ekspozitën shëtitëse në trojet shqipfolëse

5 Gusht, 10:08| Përditesimi: 5 Gusht, 10:33

  • Share

Piktori Sadik Kasa çeli ekspozitën “Stinët” në qytetin e Poogradecit. Janë paraqitur 40 punime, në gjininë e peizazhit dhe natyrës së qetë. Në krye të tyre gjendet dhe portreti i nënës së tij.

Në qytetin liqenor thotë artisti gjen të gjitha stinët ndryshe nga vendet e tjera të Shqipërisë.

“Me rastin e 70-vjetorit tim kam vendosur të çoj ekspozitën personale në disa vende shqipfolëse nga Pogradeci në Ulqin, Tetovë e deri në Shkodër. Vendosa ta hap fillimisht në Pogradec, sepse prej këtij qyteti jam frymëzuar për shumë nga pikturat e mia”, tha Sadik Kasa.

Ermir Hoxha tregon që të gjithë peisazhistët shqiptar që merren me  natyrën e bukur shqiptare janë një përqasje që pati piktori Vangjush Mio në vitet 30.

“Sadik Kasa është përfaqësues i traditës së Mios, është pjesë e një plejade të mirë artistësh”, tha Ermir Hoxha, kritik arti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të gushtit, në ambientet e Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci", duke u ofruar vizitorëve bukuritë e natyrës, përmes penelit të Sadik Kasës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?