Sylvester Stallone, tatuzhi i ndryshuar dhe foto me bashkëhorten

Nga portreti i gruas në fytyrën e një qeni, Sylvester Stallone shndërron tatuazhin në krah

23 Gusht 2022, 20:00| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 20:15

  • Share

Aktroi i mirënjohur i filmave aksion Sylvester Stallone ka bërë një ndryshim një tatuazh të tijin, ku i ka bërë fansat të mendojnë se ai mund të jetë ndarë nga bashkëshortja e tij, Jennifer Flavin.

Tatuazhi me portretin e bashkëshortes së tij është shndërruar  në kraun e tij në portretin e një qeni tashmë, i cili ka qenë pjesë e filmit Rocky dhe quhej Butkus.

"The Sun" shkruan se dyshimet për një ndarje të tyre i shtoi dhe Flavin, e cila në postimin e fundit në rrjetet sociale shfaqet në një foto me 3 vajzat, por 76-vjeçari mungon.

Përkrah fotos ajo shkruan: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë nuk ndryshon. Vetëm ne të katërta”. Jennifer gjiithashtu nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në "Instagram".

Lajmet mbi ndarjen e tyre janë hedhur poshtë nga publicistja e Stallones. Ajo sqaron se aktori donte të rifreskonte tatuazhin e bashkëshortes, por rezultati nuk doli siç pritej dhe për këtë arsye ai e shndërroi atë në një qen.

"Z.Stallone synonte të rifreskonte imazhin e tatuazhit të gruas së tij Jennifer, megjithatë rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme. Si rezultat, atij iu desh të mbulonte imazhin origjinal me një tatuazh të qenit të tij nga Rocky, Butkus. Z. Stallone e do familjen e tij. Stallones aktualisht po xhirojnë së bashku një "reality shoë" i cili do të debutojë në Paramount.", tha ajo.

Jennifer Flavin dhe 3 vajzat e saj

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?