Disa prej bluzave të dyshuara si imitim

Ekonomi

Falsifikim i markave luksoze Prada, Gucci dhe Tommy Hilfiger/ Administrata Doganore bllokon një sasi veshjesh dhe parfumesh

8 Tetor, 12:58| Përditesimi: 8 Tetor, 13:33

  • Share

Administrata Doganore ka vijuar me kontrollet ndaj mjeteve të transportit për parandalimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.

Në një njoftim zyrtar për mediat bëhet me dije se gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar artikuj veshjesh dhe aksesorësh të markave luksoze mes tyre: Polo, Stone Island, Louis Vuitton, Dior, Chloe, Tommy Hilfiger, Hugo, Prada, Gucci, Moncler, Burberry, Calvin Klein, Loro Piana etj.

Përveç veshjeve janë gjetur edhe parfume gjithashtu të markave të njohura si Dior, Gucci, Tom Ford, Valentino, Prada, Armani etj.

Sipas Administratës Doganore produktet u bllokuan për shkak të dyshimeve për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa një pjesë tjetër për mospërputhje me dokumentacionin e deklaruar.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në funksion të zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe parandalimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar dhe bllokuar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar:

Artikuj veshjesh dhe aksesorësh të markave si Polo, Stone Island, Louis Vuitton, Dior, Chloe, Tommy Hilfiger, Hugo, Prada, Gucci, Moncler, Burberry, Calvin Klein, Loro Piana e të tjera;

Artikuj sportivë dhe komplete veshjesh me marka si Nike, Adidas, Lacoste, Oysho, Zara, Boss, Armani etj.;

Parfume të markave të njohura si Dior, Gucci, Tom Ford, Valentino, Prada, Armani e të tjera.

Një pjesë e mallrave të konstatuara u bllokuan për shkak të dyshimeve për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa një pjesë tjetër për mospërputhje me dokumentacionin e deklaruar.

Mallrat janë magazinuar në pritje të përfundimit të procedurave administrative dhe vlerësimit përfundimtar nga njësitë përgjegjëse.

Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimit, duke mbrojtur tregun vendas, bizneset e rregullta dhe konsumatorët shqiptarë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?