Kryeministri, Edi Rama

Nga prilli, paga minimale 40 mijë lekë, Rama: Nisim takimet me sipërmarrjet private për rritjen e mëtejshme të rrogave të punonjësve

16 Mars 2023, 18:17| Përditesimi: 16 Mars 2023, 18:28

  • Share

Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije se kanë nisur takimet me përfaqësues të sipërmarrjes private për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rrites së mëtejshme të pagave. 

Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”-shkruan Rama. 

Me vendim të qeverisë, nga 1 prilli i këtij viti do të rritet paga minimale në Shqipëri. Nga 34 mijë lekë në muaj, që është aktualisht, paga minimale do të arrijë në 40 mijë lekë me qëllim lehtësimin e pasojave të inflacionit. Qeveria ka bërë me dije se synimi me politikën e ndërmarrë është kapërcimi i nivelit të pagave minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e tjera.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/03/2023 03:07

    Ketu ku jetoj une, pagat rriten ne nivel shteteror,jo federal,por ama kur paga minimale vendoset te ligjerohet e te behet,ta zeme 40 mije leke (po perdor lekun si shembull),kjo eshte e detyrueshme si per shteterorin,si per privatin,nuk ka as perjashtime,as leshime.Ketij minimumi i shtohet dhe sa te takon nga ngritja vjetore e pages qe behet rregullisht nga kompania shteterore,ose private ku punon.

    Përgjigju
  • Minimalja: 17/03/2023 00:45

    Lind pyetja 40,000 lek eshte paga mi I male apo page mesatare ? Pra nese dikush ka nje punetor i bie nuk e paguan dot me pak se 39,999 lek pra me pak se 40,000 lek ndaj i bie minimumi 40,000 lek mestarja diku tek 800-900€ apo e kam gabim ?

    Përgjigju
  • Olsi: 16/03/2023 20:03

    Po ku jeton dot njeriu ne Tirane me 40 mije leke rroge? Aq eshte qeraja. Vazhdo keshtu se vetem ti me Saliun e Meten do ngelni ne Shqiperi, po ja mbathin te gjithe.

    Përgjigju
  • Aleks: 16/03/2023 19:35

    O Gjatosho. Te gjithe Ju në Shqiperi nuk e kuptoni fare ekonomine e tregut. Këtej nga fshati i varfer ku une banoj. Kur qeveria rrit pagat. I rrit per tè gjithe. Psh. Rritet per nje punonhes bashkie qe eshte nenpunes. Niveli i 5. Nga 100 euro i shkon 120 euro. Niveli 3 nga 140 euro i shkon 160 euro. Kamarieri niveli 5 nga 90 i shkon 110. Banakieri nga 105 euro i shkon 125 euro. E keshtu me radhe. Né shqiperi nuk ka ligje akoma. Shqiperia eshte 150 vjet larg europes perendimore. Sepse ekspert ekonomie nuk ka. Njerzit e afte ju i perzini. Né shqiperi po ngrite zeri tè iken koka. Minimumi tè lene pa pune. Po pate attività. Tè mbysin me gjoba. Etj etj

    Përgjigju
  • Eni: 16/03/2023 19:24

    Do na ndihmoje shume rritja e rroges

    Përgjigju
  • Joni: 16/03/2023 19:06

    Ne keto momente krizash kjo eshte nje gje shume e domosdoshme

    Përgjigju
  • Goni: 16/03/2023 19:04

    Nje vendim shume i duhur per qytetaret ne keto momente

    Përgjigju
  • Alisa: 16/03/2023 18:53

    Nje tjeter vendim shume i mire ky nga qeveria,si gjithmone nuk zhgenjeni me punen qe beni.

    Përgjigju
  • Sofia: 16/03/2023 18:53

    E vetmja qeveri qe punon kaq shume per kete popull,bravo keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
    • Luka: 17/03/2023 07:41

      Te lumte Gjatosho! Te punosh per rritjen e njepasnjeshme te pages MINIMALE ne nje kohe krizash dhe lufte, eshte nje dhurate e madhe per njerezit e thjeshte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?