Rikthimi i Tedi Papavramit, virtuozi plotëson veprën e Bethovenit e rrëfehet për muzikën, jetën me bashkëshorten e përkthimin e Kadaresë

17 Qershor 2022, 21:12| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 21:36

  • Share

Shqiptari i njohur, violinisti Tedi Papavrami rikthehet në Shqipëri. Prej vitit 2019, kur virtuozi luajti në Katedralen Ortodokse, tri sonata të Beethovenit së bashku me pianistin francez François-Frédéric Guy pritja e publikut vendas është zgjatur për shkak të pandemisë.

E megjithatë, Festivali Muzikor Ndërkombëtar Different Trains i drejtuar nga violonçelisti Vlorent Xhafaj e risjell duon e virtuozëve. Do të luajnë, në skenën e Teatrit të Operas, në 19 qershor,  pjesën e tretë dhe të  fundit të sonatave për violinë dhe piano të Beethoven. Përmbushet kështu për herë të parë cikli i plotë i dhjetë sonatave të gjeniut të muzikës klasike.

Ndaj Papavramin, e gjejmë në një gjendje emotive lumturie, që siç thotë vjen edhe për shkak të intimitetit që ka marrë gjatë këtyre orëve rrugicave të Tiranës, përballë godinave të vjetra, Liceut, apo edhe prej magjisë “Operas”, që provoi që në moshën 6-vjeçare, e ku tanimë rikthehet si një nga emrat më të njohur të muzikës klasike.

Gjithçka ka ndodhur me Papavramin, gjatë kësaj mungese, e rrëfen për “Report tv”. Një CD  me pjesë të Bahut, koncertet më të rëndësishme që ka mbajtur, përkthimi i Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, por edhe aspekti personal, e raporti me dy nga personat kyç të jetës së tij, babait violinist, Robert Papavramit e bashkëshortes pianiste, Maki Okadas.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?