Ilir Binaj dhe Anton Martini

Nga prokuror i krimeve të rënda, në drejtor i hetimit tatimor! Anton Martini do udhëheqë luftën kundër evazionit fiskal

22 Tetor, 13:05| Përditesimi: 22 Tetor, 13:08

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj ka prezantuar drejtuesin e ri të Hetimit Tatimor që ka qenë vend vakant deri më tani.

Anton Martini do të drejtojë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal.

Gjatë prezantimit të tij drejtori i tatimeve Ilir Binaj është shprehur se Anton Martini falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë do të udhëheq edhe luftën ndaj evazionit.

“Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional. Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Anton Martini ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda, dhe kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gent: 29/10/2024 13:02

    akoma me vettingun , akoma se keni kuptuar se vetinngu ishte proces i korruptuar

    Përgjigju
  • [email protected]: 23/10/2024 12:37

    Respekt per Anton Martinin, mendoj se eshte zgjedhja e duhur.

    Përgjigju
  • Lorenc: 22/10/2024 15:12

    KY ESHTË AI PROKURORI QË I IKU E LA TË LIRË NGA ZYRA I KËRKUARI NDËRKOMBTAR PËR VRASJE DHE TRAFIK DROGE.... VLONJATIN Dritan Rexhepi... E SMBAJTI ASNJË PËRGJEGJSI SI PROKUROR. FALEMINDERIT RILINDJE. QË E RILINDE A.Martini E SHKARKUAR NGA VETINGU.....

    Përgjigju
  • Drejtesia e re: 22/10/2024 13:46

    I shkarkuar nga veting :P bravo edi rama

    Përgjigju
  • vettingu: 22/10/2024 13:44

    Si mund te punesohet ne shtet dikush qe shteti e ka skualifikuar nga drejtesia me vettingun e famshem??

    Përgjigju
  • Drejtesia Re: 22/10/2024 13:20

    Si mund te drejtoje hetimin tatimor nje ish prokuror i shkarkuar nga vetingu per mosjustifikimin e pasurise, 50,000 euro pagese kesti per blerje apartamenti

    Përgjigju
    • Nasi: 23/10/2024 11:02

      Anton Martini, eshte nder te vetmit burra shteri, qe i dugen ketij vendi. I afte, i ndershem, teim, familjar, qe do ta kishte zili, çdo shtet. Qenia e njerzve si Anton Martini, ne detyre, jep besim qe Shqiperia behet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?