Pamje nga Afganistani

Kronikë

Nga punësimi tek shtetësia shqiptare, të gjitha të drejtat e afganëve në Shqipëri, veshmbathje, ushqim, kurse, shërbim shëndetësor dhe shkollim për fëmijët

26 Gusht 2021, 16:24| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 12:01

  • Share

Qeveria miratoi vendimin për strehimin për një periudhë njëvjeçare të refugjatëve politikë afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar persekutimit dhe dhunës së talebanëve. Në vendim nuk përcaktohej numri, por disa orë më pas, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të strehojë 4 mijë shtetas afganë. Me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë, shtetasit afganë që do të strehohen në Shqipëri, përpos detyrimeve, do të kenë edhe disa të drejta, të parashikuara në ligjin e ri për azilin dhe që do të specifikohen në vijim me vendimeve të qeverisë dhe degëve të saj. 

Refugjatëve afganë do t’u ofrohet menjëherë strehim i përshtatshëm, ushqim, veshmbathje, kushte minimale të higjienës dhe vizita mjekësore. Shërbimi shëndetësor përfshin aksesin falas në të gjithë sistemin që nga shërbimi i urgjencës. Ushqimi dhe veshmbathja mund të ofrohen edhe në formën e ndihmës financiare apo kuponëve. Për refugjatët afganë parashikohet edhe zhvillimi i programeve edukuese si dhe këshillim ligjor falas. Shtetasve afganë do t’u ofrohet ndihmë juridike falas nga shtetit për çdo çështje dhe procedurë, përfshirë edhe informacionin për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Fëmijët afganë që do të strehohen në Shqipëri, kanë të drejtë për ndjekjen e arsimit parauniversitar me të njëjtat kushte si edhe për fëmijët me shtetësi shqiptare. Kjo e drejtë mund të konsiderohet një sfidë e vështirë për shkak të mungesës së mësuesve afganë, ndryshmit të gjuhës dhe ndryshimit të programit arsimor. Ndërkaq, shtetasit afganë kanë të drejtë të punësohen në Shqipëri menjëherë pas akomodimit, megjithëse ligji për azilin parashikon se Shqipëria, për arsye të politikave të tregut të punës, mund t’u japë përparësi në tregun e punës shqiptarëve, më pas të huajve. Afganët kanë gjithashtu të drejtë për trajnime profesionale, ndërsa u garantohet plotësisht liria e mendimit dhe besimin fetar.

Pas marrjes së statusit të refugjatit, shtetasit afganë do të kenë të kenë të njëjtat të drejta si shqiptarët. Pas fitimit të statusit të refugjatit, afganëve do t’u ofrohet strehim 2-vjeçar falas, integrim në shoqëri, duke u mësuar historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ata kanë të drejtë për arsim të mesëm dhe të lartë, për punësim dhe trajnime profesionale, të kenë pasuri të paluajtshme dhe të marrin të gjitha shërbimet e tjera njolloi si shqiptarët. Pas marrjes së statusit, afganët që duan të rrinë përgjithmonë në Shqipëri, mund të aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerti: 27/08/2021 05:30

    Sugurisht nje politik e bukur e SHBA duke ju dhen te drejta te plota me synmin qe te rrin pergjithmon ktu.

    Përgjigju
  • Iris: 26/08/2021 22:48

    I siguruan dhe sipermarrjet punetoret se po ankoheshin prej kaq kohesh per mungese punetoresh dhe ne shpetuam nga bangladeshasit se tani do t'i zevendesojme me afgane.

    Përgjigju
  • elda: 26/08/2021 20:33

    Keta qe te punesohen duhet te flasin shqip. Nuk mund te punojne me shenja. Pra, edhe kurset e gjuhes shqipe duhen futur ne programet per ta.

    Përgjigju
  • ardita: 26/08/2021 19:42

    Sipas ligjit te emigracionit refugjatet nuk kane te drejte te punojne per 6 muaj e pare te mberritjes. Pastaj eshte edhe ajo qe nje vend pune do tu ofrohet ne fillim shqiotareve.

    Përgjigju
  • Mirditor: 26/08/2021 16:44

    Shqiptar lind nuk bëhesh.

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/08/2021 16:13

    Po për ne Shqipetaret qe na shperngulët ju me politikat tuaja te ndyra dhe na detyruat te emigronim, do marim nenshtetesi te mirefillte shqiptare, se deri tani vetem kombesine kemi, për te drejta as nuk behet fjalë për asnjë Shqiptar te ndershem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?