Një ushtri e tërë militantësh, mes të cilëve punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratë, të kamufluar si shqiptarë të zakonshëm e në nevojë, duket se janë angazhuar mbrëmjen e djeshme për të komentuar dhe diskretituar Shqipërinë në faqen zyrtare të emisionit “Porta a Porta”, ku po fliste Kryeministri Rama.
Këta individë si personi me emrin Alket Haziraj, i cili rezulton punonjës i Bashkisë Kamëz, kanë shkruar se shqiptarët sot janë pjesë e botës kriminale e se Shqipëria është sot një vend i drogës.
Më tej, komentuesi Ergys Ivziku, është kryetar i forumit rinor të PD Shkodër, i punësuar në një nga institucionet e varësisë të Bashkisë Shkodër.
Alban Lutfija, nga Shkodra, ka mbajtur në kohën e qeverisjes së PD detyrën e Drejtorit të Mbledhjes së Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve.
Gjithashtu janë edhe militantë të tjerë nga selia e PD, ithtarë të Bashës që janë angazhuar me komente, në të cilat prezantohen si qytetarë që po vuajnë nga qeverisja e Ramës.
Militantët e PD nuk kanë kursyer as mllefin dhe fyerjet ndaj Kryeministrit Rama. Por çfarë tregon kjo për nivelin dhe situatën e opozitës shqiptare?
Lulzim Basha pretendon nga mëngjesi në mbremje se ka me vete shqiptarët e zakonshëm, ata pa parti, por sic tregojnë këto organizime nga selia e partisë demokratike, ata që sulmojnë Kryeministrin dhe Shqipërinë janë vetëm një grup militantësh të organizuar.
E në këtë mënyrë kuptohet se nuk paskemi të bëjmë me një revoltë popullore, por vetëm me disa militantë që për interesat e partisë, i nxijnë fytyrën Shqipërisë/ LEXO.AL
Komente

E verteta eshte gjithnje e hidhur. Por te pakten keta njerez nuk fshihen si ju komentues : Bubi Kacurrel, Haha, bisnesi Vlores apo edhe vete gazetar i/ja me inicialet d.ba. Se nuk paska qene ndonje zbulim i madh shkrimi juaj. Te gjithe e kane te shkruajtur emrin, pozicionin e punes etj. Mundohuni te jeni me profesional e mos hyni ne faqet personale te njerezve per te bere lepiresat e qeverise, por mbi te gjitha, kur merrni persiper te beni nje pune bejeni sic duhet. Sepse ne fund te fundit po beni te njejtin veprim qe kritikuat me larte por ne mbeshtetje te pales tjeter. E sa per ju komentuesat e lart permendur, kini pak dinjitet, e kur shprehni nje mendim mos u fshihni pas pseudonimeve sepse keshtu ndoshta do ja zbardhnit faqen Shqiperise. Per te mos folur pastaj per fjalorin qe vertet po na nderon e zbardh faqen.
PërgjigjuPo Mziu turi miu spaska komentuar? Apo con çerrat e tij se i ka dhon urdher lul shalngjituri? Ptu, plehra njerez
PërgjigjuJashtqitje te PD nxine Shqiperine
PërgjigjuPo keta jane plera ... o pabuksa qe jeni mesuar te hani buke vetem nga partia ... po lereni shqiperine se mezi u ngrit imazhi i vendit per biznes.. na lini te punojme se taksidare keni qen e do jeni o pleraaaaa
Përgjigju