Puthjet dhe alkooli të palejueshme në Katar

Nga puthjet, alkooli te mishi i derrit! 10 gjërat që tifozët do privohen në Katar! Dënime të rënda për shkelësit

20 Nëntor 2022, 13:37| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 13:48

  • Share

Ky Botëror që nis sot, i 22 në historinë e futbollit, do jetë më i pazakonti. Kjo për shkak se në Katari është një shtet islamik me rregulla shumë strikte dhe disa prej tyre shkelin edhe të drejtat e njeriut. Për cilindo tifoz që shkon atje për të ndjekur nga afër ndeshjet duhet të bëjë mirë disa llogari, pasi dënimet janë të rënda. Më poshtë janë 10 rregullat që asnjë tifoz nuk duhet ti shkelë.

1- PUTHJET – Të shprehësh dashamirësinë në publik nuk lejohet, e jo më gjëra të tjera. Vetë Komiteti organizativ i Botërorit “Katar 2022” e shprehu qartë këtë nëpërmjet drejtorit ekzekutiv Naser al Khater 1 vit më parë. Prandaj, nëse dilni në ekranet e stadiumeve dhe vendosni të putheni në publik, duke u dokumentuar, mos ju duket absurde nëse ju arrestojnë dhe më pas burgosin.

2- HOMOSEKSUALITETI – Sipas ligjit të shenjtë islamik, “Shari’ah”, homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje. Jo më kot Xhosh Kavalo, futbollisti australian që doli publikisht 1 vit më parë dhe pranoi homoseksualitetin e tij, nënvizoi se nuk do të shkonte në Katar, pasi nuk ka ndërmend të rrezikojë. Madje, vetëm pak ditë më parë ambasadori i Botërorit, Khalid Selman e tha hapur: “Homoseksualiteti është haram”.

3- JOSHJA – E mbani mend Larisa Rikelmen, tifozen seksi të Paraguait që u bë e famshme, teksa mbante celularin mes gjoksit dhe vishej shumë provokative? Ndoshta po, por një Larisa Rikelme në Katar që ekspozon format e saj me të brendshme apo gjëra të tilla harrojeni. Do të arrestohej menjëherë.

4- SHTRËNGIMI DUARVE – Kjo vlen vetëm ndaj femrave, të kuptohemi. Myslimanët nuk u japin dorën personave të seksit të kundërt, duke qenë se një sjellje e tillë nënkupton tundim ndaj dikujt tjetër. Shkurt, barazia mes sekseve nuk ekziston në Katar.

5- DROGËRAT – Kush provon të konsumojë drogëra dhe të kapet në Katar dy gjëra janë të sigurta: ose një gjobë nga 25-75 mijë euro, ose burgim i përjetshëm e deri në dënim me vdekje, nëse je përsëritës. Këtë e thotë ligji numër 9 i vitit 1987.

6- BIRRAT – Edhe FIFA e pranoi këtë, teksa në shtator nënvizoi: “Nuk do të lejohen birrat në stadiume”. Kjo tërboi sponsorët, por në Katar konsumimi i pijeve të alkoolit në publik ndalohet, por jo në shtëpi. Gjithsesi, në Katar janë 35 hotele e restorante të licencuara për të pirë, por i pashoqëruar, ndonëse çmimi minimal i një gote birrë është të paktën 18 euro.

7- CIGARET ELEKTRONIKE – Doni të konsumoni duhan? Bëjeni sa të doni, denduni nëse mundeni, por kurrsesi me cigare elektrike, duke qenë se “vaping” është ilegale që prej vitit 2014 në Katar, ndonëse arsyeja nuk dihet mirë.

8- FOTO PA LEJE – Doni të fotografoni një ndërtesë, diçka të bukur në Katar? Atëherë merrni leje… Të fotografosh ushtarë, agjentë policie, apo ndërtesa publike në Katar është e ndaluar, nëse dikush nuk të jep leje.

9- PORNOGRAFIA – Në një vend që nuk lejohet puthja, a ka shanse të lejohet pornografia? Nuk na e do mendja. Madje, jo vetëm filmat, por edhe revistat, apo edhe lodrat e seksit rrezikohen të të kthehen në një telash të madh që mund të të çojë pas hekurave në Katar.

10- MISHI I DERRIT – Spanja pa dje që mos t’i jepej leja për nisjen e ushqimeve që do të konsumonte kombëtarja. Arsyeja ishte mishi i derrit dhe proshutrave të derrit, që siç dihet është sërish “haram” në Katar. 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2022 02:08

    Mishi i derrit eshte pak i rende,sidomos kur nuk i hiqet dhjami dhe derrat hane cdo gje,kurse alkooli kur pihet ne zona te nxehta, eshte shume me i rrezikshem se normalisht.Por ka birra,e vere pa alkool qe mund te perdoren,ashtu sic ka dhe proshute qe nga shija imiton ate te derrit,por eshte bere nga gjeli i detit,por nuk e di ne se ka ne shitje ne keto pjese te botes.Ne fakt, pas cdo kodi ushqimor cfare duhet te hash e te pish dhe si e kur, te urdheruar nga besime te ndryshme fetare,zakonisht eshte nje arsye shendetsore.Sepse sikur Moisiu,Krishti e Muhameti t'ju thoshnin njerezve mos hani mish derri,se eshte i rende per shendetin dhe ha cdo gje,askush nuk do te kishte pranuar,sikur t'ju thoshnin se alkooli i pire ne shkretetire te bie ne koke me keq se Dielli,askush nuk do te besonte,sikur t'ju thoshnin qe hani pak,evitoni alkoolin,yndyrnat shtazore e teprimet e tjera, se bejne keq per shendetin,askush nuk do te pranonte,keshtu qe krijuan Kreshmet,Agjerimin dhe Ramazanin.Edhe ne Induizem ku lopa eshte e shenjte e nuk hahet,ka nje arsye sekulariste,pas asaj fetare.Lopa ka nje cikel riprodhimi shume te ngadalshem,e te kufizuar,nje vic ben dhe ai do nje kohe te gjate te rritet e te futet ne riprodhim;duke marre parasysh numrin e popullsise ne Indi,si e dyta ne bote pas Kines dhe nevojat per ushqim,lopa ne keto zona rrezikonte shfarosjen sikur te mos ekzistonin rregullat dietore te Induizmit.

    Përgjigju
  • Mul magjari: 20/11/2022 18:27

    Ja dhe sufllaqexhinjte dolen per komentet e rastit. Cdo ven ka traditat e vera. Sic doni qe te tjeret te respektojne traditat e fene e vendit tone. Shkoni futini noi caj se ju ngrof zorret.

    Përgjigju
    • Lala: 20/11/2022 22:35

      Nuk o puna se ca kan per tradit e fe.ta ken e ta mbajn.puna eshte se folen ndryshe per birren.ndrybshe per menun ushqimore te ekipeve te futbollit ene 2 dit para fillimit kthyen pllak se e dinin QE Su anullote dot mo boterori.mos na treg o parimet e myslimaneve ne Katar se k*rvlliku bixhozi prostitucioni ka lulezuar me koh atje.

  • Top: 20/11/2022 15:34

    U lumte atyre kur e arriten kete dite, tani shkoni andej t'ju hane arabet

    Përgjigju
  • /_<>: 20/11/2022 14:48

    Ven i botes se trete,diota komplet nga koka te kamt dhe FIFA e korruptume qe ka leju ket kampionat botnor me u zhvillu ne Katar se nuk ka dek kush nga mishi derrit prapammetje historike dhe diktature myslimane!!

    Përgjigju
    • Tap topi: 21/11/2022 08:08

      E Tironso, kujt i plasi raku se aprovon ti

    • Tironsi: 20/11/2022 19:11

      APROVOJ.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?