Nga Rama, tek Tahiri e Dako... PD video montazh për grupet kriminale dhe anti-KÇK-në

4 Shkurt 2020, 17:23| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 17:31

  • Share

TIRANË - Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama bashkëqeveris me krimin dhe se akti normativ anti-KÇK që ka hyrë në zbatim, është veçse propagandë, sipas sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në video montazhin e përgatitur nga PD-ja jepen deklarata të kryeministrit Edi Rama që herë sulmon krimin e herë thotë që nuk duhet folur vetëm për të, apo edhe deri tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të cilit i kanë shkëputur një frazë nga intervistat televizive, ku thotë se "nuk ka banda". Ndërsa ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako thotë se po sulmohen grupet kriminale.

"Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimin e krimit të organizuar. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike", tha në një reagim të shpërndarë nga zyra e shtypit në PD, Gazmend Bardhi.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FUNDËRRINAT: 05/02/2020 09:46

    Po reklam për Gërdecin pse s'bëni po për rugën e kombit 260 miljon euro po për 4 të vrar në 21 janar apo kto nuk quhen o parti pler parti kok pa larësh e injorantēsh. Pty rac e krqe tac bastarde.

    Përgjigju
  • turi: 05/02/2020 00:10

    Ma kopjuan mua mesazhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?