Transferimi i mesfushorit brazilian, Karlos Enrike Kasemiro nga Reali te United ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të verës. Lajmi për futbollistin e njohur ‘mori zjarr’ për shkak të shpejtësisë me të cilën u finalizuan negocimet.
Ditën e sotme ka folur edhe vetë 30-vjeçari i cili në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ka komentuar ndjesitë e para si dhe ka premtuar angazhimin maksimal në fushë.
“Ndihem si një 18-vjeçar, kam firmosur me klubin më të madh ën Angli dhe mezi pres të startoj këtë aventurë në Premier Ligë.
Mendoj se një futbollist duhet ta dojë punën që bën. Do të jap gjithçka në ndeshje, por edhe në stërvitje, Dua të kthehem në shtëpi i lumtur për atë që kam dhënë, kjo është filozofia ime.”, u shpreh Kasemiro.