Nga refuzimet, te personazhet që kërkojnë të ftohen në Portokalli, ‘Braçja’ tregon banorin e Big Brother VIP që i kërkoi ta merrte në spektaklin e humorit

8 Shtator 2023, 21:14| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 07:09

  • Share

Jo vetëm personazhe që ftohen por ka nga ata që edhe vetëofrohen për të marrë pjesë në spektakle televizive.

Aktori i Portokallisë, Deivis Myslymi, i njohur si personazhi i Braçes, në një intervistë për emisionin N’kohë në Report TV me gazetarin Ermal Qori është pyetur mbi personazhet që refuzojnë të marrin pjesë në Portokalli, si dhe për ata që i kërkojnë që të bëhen pjesë e spektaklit. Duke u ndalur në emra konkretë, aktori përmend ish-banorin e Big Brother Vip Ronaldo Sharka.

“Unë e kam thënë kush më ka refuzuar, ta them prap t’i japin rëndësi? Ndërsa për ata që më kanë kërkuar t’i ftoj, nuk përfitoj nga rasti që më ka thënë ai sepse unë ndjehehsha mirë që më shkruajnë njerëz që të vijnë në program. Një ndër këta ka qenë Ronaldo Sharka ish banori i Big Brother Vip2, unë se kam për turp tha e të them. Por ai përshtatet se është tip Funny”, tha Deivisi.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?