Nga rekordet te nota e lartë, Broja 'çmend' Premier League: Goli në minutën e 98 ishte si një grusht në stomak

5 Dhjetor 2021, 12:42| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 13:41

  • Share

Armando Broja në ndeshjen e tretë si titullar ka realizuar golin e tretë në kampionat me Southampton, por fatkeqësisht nuk mjaftoi për 3 pikët pasi ndeshja u mbyll 1-1. Në minutën e 98 Maupay barazoi shifrat për Brighton.

Gjithsesi, duke parë se edhe gjatë gjithë ndeshjes Broja ishte një rrezik kostant, është vlerësuar me notën e lartë 7.5 nga mediat britanike. Goli i tij i dha mundësinë të vendoste edhe disa rekorde. Ai është lojtari që ka realizuar më shumë këtë sezon përsa i përket lojtarëve U-20, pasi Broja është 20 vjeç e 58 ditë dhe duke përfshirë edhe rrjetat në kupë është në kuotë e 5 golave. Sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelsea-s gjithashtu është bërë lojtari i dytë në historinë e Premier League, i cili realizon në tre ndeshjet e para si titullar në fushën e tij.

Pas ndeshjes me Brighton ai ishte shumë i lumtur me golin, por donte të kishte vlerën e tre pikëve për ekipin e tij. Konkretisht Broja është shprehur se ‘goli i kundërshtarëve në minutën e 98 ishte si një grusht në stomak’, ndërsa ka shtuar se ‘kishte mundësi për të realizuar më shumë se një gol në këtë ndeshje’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?