TIRANE-Gjashtë muaj nga operacioni Forca e Ligjit, Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për 15 pasuri të sekuestruara në radhët e bosëve të krimit dhe depoziton në gjykatë 11 kërkesa për kalimin e tyre në favor të shtetit me anë të konfiskimit.
Sipas listët së siguruar nga ReportTv shumica e aseteve janë automjete dhe prona. Mes tyre është resorti “Golden” në Shijak në pronësi të familjes Hajri, pjesëtarët e të cilës janë arrestuar si të dyshuar për rrëmbimin e më pas ekzekutimin e JanPrengës.
Në listëështë edhe automjeti i Lulzim Berishës një BMW e blinduar për të cilën SPAK kërkon të konfiskohet pasi nuk justifikohet blerja me para të ligjshme.
Nëse subjektet do të kenë pretendime, pritet që gjatë procesit gjyqësorë të kalohet në ekzaminimin e pasurive ndër vite edhe me ekspertiza financiare.
Sipas SPAK, pasuritë që kërkohet konfiskim, nuk janë justifikuar si të ligjshme dhe në shumicën e rasteve pronar kanë rezultuar ose të pa punë, të moshuar mbi 60 vjeç e deri në 85 vjeç si dhe adoleshentë, por që në të vërtet pronarët janë persona me aktivitet kriminal.
Pas marrjes së kërkesave gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të caktojë trupat gjykuese dhe të nisë shqyrtimin në themel.
Në rast të konfiskimi pasuritë kalojnë në favor të Ministrisë së Brendshme nëpërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara.
Kërkesat për konfiskim
Keto prona nuk jane te tyre.Por te padroneve te tyre qe i perdoren dhe tani duan tua marin keto prona ne ankand kur te shiten.Me cmimin qe prape do e vendosin vete.Dhe do nxjerin emra te tjere per te fshehur prona te tjera,per 30 vjetet e ardhshem.
Përgjigju