Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! Lokalet e natës dhe muzika ndalohen me ligj

29 Korrik 2020, 10:14| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 16:47

  • Share

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ për rishikimin për herë të tretë të buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-it, ku u ulën në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe u dyfishua deficiti buxhetor.

Nga muaji mars pritshmëritë për të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë. Kjo ulje e të ardhurave në mënyrë drastike, rritja e deficitit, e borxhit dhe më pak pritshmëri për zërat buxhetorë bënë që të rishikohet buxheti.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se mungesa e investimeve nga sektori privat do të kompensohet nga investimet publike. Në seancën e sotme u miratuan edhe disa projektligje dhe akte të tjera me rëndësi.

Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë deri në 2029. Ndërkohë që është vendosur që pragu i ri i TVSH-së të jetë 10 milionë lekë nga 2 që është aktualisht.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. Fiskalizimi u shty sërish për në shtator 2021. Gjithashtu u miratua kthimi në ligj i Aktit Normativ për mbylljen lokaleve të natës, ndalimin e muzikës pas orës 20:00 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Rendi i ditës që u miratua nga Kuvendi
Projektligji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Akt Normativ nr. 28, datë 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”.

Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.

Projektligji “Për shtetësinë”’.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Rezultatet e votimit sot ne Kuvend

Ora 17:34
Tre deputetë të infektuar në kuvend/ Kolegët thyejnë rregullat, pa maska e ngjitur duke bërë foto me njëri-tjetrin

Edhe pas tre deputetëve të infektuar me COVID-19, Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi, përsëri pjesëtarët e seancës së sotme plenare në Kuvend nuk janë sensibilizuar. Në fotot e realizuara nga Agim Rama, janë parë shumë deputetë pa maska dhe duke bërë foto afër njëri-tjetrit duke mos respektuar asnjë masë për të parandaluar përhapjen e pandemisëpara se të hynin në seancë.

Ndërkohë që deputeti Selami Jenisheri, përsëri ka pasur me vete krehrin dhe çantën, por jo maskën, objektin më të domosdoshëm. Në kuvend gjithashtu nuk kanë munguar as ngjyrat e modelet e ndryshme të fustaneve me ardhjen e verës. Ditën e sotme kanë mbizotëruar ngjyrat verore si e verdhë, bojë qielli apo rozë. Nuk kanë munguar dizajnot me lule që përshtaten me stinën e nxehtë të verës.

Ora 11:18
Murrizi: Firmës së gërmimeve të dheut i dhatë tenderin e uniformave të policisë! Lleshaj: Nëse ke prova çoji në SPAK

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur edhe një shkëmbim replikash mes kryetarit të grupit demokrat Myslym Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj. Murrizi akuzoi se ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 23 mln euro për uniformat e policisë një firme që ka të regjistruar si objekt në QKR, gërmime dheu, ndërsa i kërkoi SPAK-ut të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere. Lleshaj i kërkoi që nëse ka prova për abuzime t'i dërgojë në SPAK. 

Debati në Kuvend
Myslym Murrizi: Kam këtu përpara dokumentet e një tenderi të shpallur fitues në 14 korrik 2020 të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat, tender i nisur para një viti i ngecur në ingranazhet e korrupsionit brenda ministrisë së Brendshme dhe shpallet fitues në datë 14, ju apo Mond Kokoneshët që keni në ministrinë tuaj si shoqëri e zhvillimit të tenderave, kompaninë 'DE' që ka në objektin e saj në QKR gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, ndaj ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Është tup, u con fletë arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët, te 3-4 ministrat, të mbrojtjes apo brendshme, që i kanë dhënë një firme me objekt gërmime dheu rreth 70 milionë euro për 5 vite dhe kjo del në treg dhe merr uniformat te gabi.

Po kjo firmë, ku në 2013 nga ju u thatë shqiptarëve se do e denoncojmë, por po kjo firmë me ministrat tuaj të mbrojtjes mori 45 mln euro. Para 15 ditësh i thatë 23 mln euro uniformat e ministrisë së brendshme me 30% artikuj më pak. Ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Buxheti të mos përfundonte në xhepat atyre që iu njohin xhepat. Jo vetëm kjo ministri, por edhe objektet e tenderimeve të shëndetësisë, apo e Mbrojtjes, apo agjenci të tjera duhet të jenë objekt hetimi i SPAK-ut.

Sandër Lleshaj:  Z. Murrizi, po të ishit mjaftuar me pjesën e dytë të fjalës suaj, do të isha dakord edhe unë që me çështjet të cilat ju adresoni, duhet të merren ata që kanë profesion të merren, që janë prokurorët. Ju vendosët që fillimisht ta bëni prokurorin vetë, pastaj të kërkoni ndërhyrjen e Prokurorisë.  Unë po ju them diçka, fare të thjesht, të gjitha ato gjëra që ju cituat këtu, nuk  i komentoj për arsye se nuk i di, sepse unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asnjë gjë me të cilat ju merreni dhe është zgjedhja juaj që të merreni me këto gjëra. 

Por do t'ju ftoja fare thjesht, mos i bëni ftesë Prokurorisë, ftesë publike, retorike, politike, por në qoftë se nuk e dini, jua tregoj unë adresën e Prokurorisë!   Shkoni trokisni atje, ҫojini ato gjëra që keni, sepse i bëni shërbim publikut nëse besoni që janë të vërteta, dhe kështu zgjidhet puna.  Trokisni tek dera e Prokurorisë dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin mos e bëni ju, se kam frikë se mos gaboni. 

Unë refuzoj të merrem me këtë dhe sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar, që të mundohet të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje midis atyre pisllëqeve, që përmendni me figurën time si Ministër i Brendshëm. Nuk mund të ketë kurrë në botë një lidhje dhe për këtë ju sfidoj të trokisni në Prokurori.  Në qoftë se doni të bëni ose të konsumoni politikë tradicionale, bajate, jepini, jeni i mirëpritur t’i jepni dhe gëzojeni atë.

Myslym Murrizi: Zoti Lleshi, nuk thashë që keni firmosur ju tendera, e si që nuk ju pyesin, unë e di kush është shefi juaj i tenderave te ministrinë tate, por unë guxoj dhe flas, ty nuk e di kush ta ka kafshuar gjuhën. Jam i qartë që nuk besoj të ketë trokitur ndonjë kokërr leku në xhepin tata, flasin shumë që ti je në gjumë kur vijnë paratë në ministri. Ju keni kryetar i komisionit të tenderave në ministri? Jo, pra jo, po të kem gjë për ty nuk më dridhen leqet e këmbëve ta them.

Ora 11:17
SPAK u çoi fletëthirrje dy të vdekurve, Murrizi: Turp, të merret me të gjallët

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi ka reaguar pas gafës së SPAK-ut që u çoi fletëthirrje 2 komisionerëve të akuzuar për zgjedhjet në Durrës, të cilët në fakt kishin ndërruar jetë. "Është turp për një institucion të kësaj drejtësie, u çon urdhër arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët. SPAK të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere" tha ai.

Ora 11:07
Nesër seanca e fundit e Kuvendit, PS: Do të votojmë hapjen e listave dhe koalicionet, nuk do të presim Lulin

TIRANE-Nesër do të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës është vetëm një cështje që lidhet me hapjen e listave dhe koalicionet. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe nesër do të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve.

Balla deklaroi se Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave, por PS-ja nuk do ta presë. "PD thote nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t'i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  per zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese neser?

Kete Luli nuk e thote, nderkohe qe thote se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk keshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t'i qendrojme strikt leximit atehere ne s'duhet ta votonim as marreveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme.

Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t'i hapim listat.

Ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin" tha ai. E ndërsa për hapjen e listave palët nuk janë larg konsensusit, pika kryesore që i ndan lidhet me koalicionet. PS-ja kërkon që koalicionet të jenë me listë unike, por PD-ja e kundërshton, pasi sipas saj penalizon kalkulimin e votave të bllokut opozitar.

Pika e vetme e rendit te dites per neser, ndryshimet kushtetuese per hapjen e listave dhe koalicionet
Ora 11:00
Ahmetaj: Në shtator reforma e re, fusim anglishten në klasë të parë

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh sot në Kuvend se në shtator do të nisë një reformë e re në arsim, e cila sipas tij, ka të bëjë me futjen e anglishtes që në klasën e parë. “Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi.

Kemi nisur anglisht në klasë të parë për nxënësit e republikës. Që ata të jenë gati për Global Economi.

Prindërve ju bën, ndoshta juve jo. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në këto vite. Ju më flisni për oligarkët. Taksa progresive i kthehu 110 mld dollarë atyre që ju i quani njerëz në nevojë.

Ne hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë, e rritëm pagën minimale. Ne do të ndjekim këtë model, për të përgatitur mandatin e tretë të kësaj maxhorance” tha ai.

Ora 10:45
Beqja këshilla qytetarëve: Me maskë mbuloni gojën e hundën, jo veshët

Deputeti socialist Ilir Beqja u kërkoi qytetarëve që të vendosin mirë maskën për t'u mbrojtur dhe të mos neglizhojnë përballë rrezikshmërisë së sëmundjes që vijon të marrë jetë njerëzish. "Me maskë të mbuloni gojën dhe hundën dhe jo sytë e veshët. Nesër të hapim lisat, pushime të mbara në gusht dhe në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre" tha ai.

Ora 10:35
Tre kolegë me COVID/ Deputeti demokrat kërkesë Ruçit: Nesër të gjithë të bëjnë tamponin

Nisur nga infektimi i tre deputetëve, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve që të jenë të kujdesshëm dhe të flasin nga vendi. "Të lutem fol nga vendi Halit". Por deputeti demokrat Halit Valteri i kërkoi kryetarit të Kuvendit, që pas seancës së fundit, pra nesër, të gjithë deputetët të bëjnë tamponin. "Shërim sa më të shpejtë kolegëve, pas seancës së fundit kërkoj që të gjithë deputetë ti nënshtrohen tamponit" kërkoi ai.

Ora 10:34
Rishikimi i buxhetit, Halit Valteri: Shteti si në 1997, jemi në prag kolapsi

Deputeti demokrat Halit Valteri referuar rishikimit të buxhetit tha se shteti është në prag kolapsi si në 1997. "Rilindja në 7 vite qeverisje ka rezultuar një dështim i madh. Bilanci i sotëm është katastrofë totale, shteti është në prag kolapsi si në 1997. Edhe militanti më i flakë i rilindjes ka filluar të dyshojë në këtë projekt. Ju zonja ministre jeni personi më pa faj" tha ai.

Ora 10:26
Rishikimi i tretë i buxhetit, Denaj: Investime për të amortizuar goditjet nga pandemia

Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se buxheti po rishikohet për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër për të amortizuar goditjet nga pandemia me investime shtesë. "Situata buxhetore e vitit 2020 është shoqëruar me sfida e problematika të cilat lidhen me dy goditje të forta, si ajo  që lidhet me termetin e 26 Nëntorit, ashtu edhe me situatën epandemisë.

Si rrjedhojë, Qeveria Shqiptareështëpërshtatur duke ndryshuar buxhetin e shtetit nëpërmjet disa akteve, duke filluar nga ai i muajit mars, prill dhe ky për të cilin po diskutojmë.

Në këtë akt të tretë normativ paraqesim disa ndryshime që bëjnë të mundur përdorimin maksimal tëfunksionit stabilizues të buxhetit të shtetit, si intrument kryesor për të amortizuar një pjesë të efekteve të forta negative, por edhe si një mundësi shtesë për shumë projekte të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare.

Ndryshimi i parametrave makrofiskal, sikurse cituar edhe në javën e shkuar në diskutimin e ndryshimeve të Ligjit Organik të Buxhetit, do të jetë i përkohshëm dhe në periudhën afatmesme politika fiskale do të rikthehet qartësisht drejt objektivit të saj prioritarasaj të konsolidimit makro- fiskal.

Rritja e defiçitit buxhetor, në 8.4% e PBB dhe e borxhit publik total në nivelin rreth 80% të PBB, duke përdorur plotësisht hapësirat fiskale të buxhetit të shtetitështë një periudhë e përkohshme që vjen si domosdoshmëri.

Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje reale negative prej -4.3%, për vitin 2020, e cila pritet të pasohet nga një rritje e lartë pozitive në 3 vitet e ardhme, edhe si rrjedhojë e zhvillimeve në vend, rritjes së investimeve dhe nxitjes së konsumit.

Tkurrja e pritur në investimet private pritet të kompensohet nga një nxitje e fortë e investimeve publike, jo vetëm me investimet publike tipike në infrastrukture që këtë vit janë planifikuar rreth 16% me tepër se një vit më parë, por edhe nga investimet publike për ri-ndërtimin nga tërmeti, duke mbajtur kështu një premtim të qeverisëRama për rikuperim të menjëhershëm.

Në këtë akt normativ propozohen ndryshimet që vijojnë:

1.     Reduktimi në masën -63.1 miliardë lekë të të ardhurave buxhetore, kundrejt planit fillestar 2020, si rrjedhojë e impaktit negativ të pandemisë Covid-19.

•      Si rezultat i efekteve të mbylljes, në 6 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan me -17 % , krahasuar me vlerësimin fillestar të të ardhurave.

•      Deviacionet kryesore rezultojne ne tatimit mbi vlerën e shtuar, si dhe në tatimit mbi të ardhurat si rezultat i pezullimit të pagesave të tatimit mbi fitimin për kompanitë dhe efekteve në tatimit mbi pagat nga reduktimi i numrit të të punësuarve.

•      Për shkak të gjendjes së krijuar nga efektet e pandemisë, kemi parashikuar, që edhe ne 3-4 muajt në vijim, të rezultojmë përsëri me rënie në të ardhurat e programuara, në ritme më të ulëta se periudha që lamë pas.

2. Rritja e shpenzimeve buxhetore me rreth 30.16 miliardë lekë, me synim kryesor injektimin me financim të sektorëve prioritarë të ekonomisë, specifikisht përmes investimeve publike.

Do të sigurohet procesi i rindertimit dhe vijimësia e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përfshirë:

-      14 miliardë lekë shtesë për fondin e rindërtimit, duke ulur vlerën e grantit nga 7 në 3 miliardë, por duke e çuar në vlerën 34 Miliardë lekëmbështetjen buxhetore.

Në terma të shpenzimeve korente:

·       Financimin shtesë në masën 900 milionë lekë të nevojës së NJVQV-ve për bonusin e qerasë sociale në kuadër të tërmetit të datës 26.11.2019, deri në fund të vitit 2020.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 400 milionë lekë për Skemën e Fermerëve, bazuar në tejkalimin e pritshërive të MBZHR për aplikimet e vitit 2020.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 500 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike, në menaxhim të AKSHI-t.

·       Financimin në masën 400 milionë lekë të programit të ri të anglishtes dhe IT-së për ciklin e ulët.

·       Rritjen me 200 milionë lekë të fondit të planifikuar për skemën e Papunësisë, si rrjedhojë e parashikimeve dhe pritshmërive deri në fund të vitit 2020.

·       Alokimin e një fondi prej 200 milionë lekë, si parakusht për përthithjen e mbështetjes buxhetore të BE në kuadër të Projekteve IPA.

·       Sigurimin e organikës së mjaftueshme për strukturën e re të OFL-së me një kosto prej 40 milionë lekë.

·       Rritjen e strukturës organike të Policisë së Shtetit me 500 efektivë të rinj.

Në terma të shpenzimeve kapitale:

·       Alokimin e fondit 4 miliardë lekë për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura në sektorin e infrastrukturës.

·       Financimin shtesë 1 miliard lekë për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 3 miliardë lekë për FSHZH, për programe zhvillimi.

·       Alokimin e fondit prej 2 miliardë lekë për projektin madhor të Unazës së Re të Tiranës.

·       Financimin e projektit të Rrugës së Ersekës në masën 800 milionë lekë.

Të nderuar deputete,

I. Me qëllim:

-      Lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, e cila konsiderohet më e ndjeshme ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19;

-      Realizimin e reformave të mëtejshme të ndërmarra së fundmi nga qeveria në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Qeveria Shqiptare propozon përmes projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi te ardhurat”, që:

Tatimpaguesit me qarkullim, deri në 14 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatim fitimit të jetë në shkallën 0%.Situata me të cilën përballemi, e ka bërë domosdoshmëri krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.

Edhe më herët gjatë situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve në mbrojtje tëinterest të biznesit.

Në vijim të diskutimit tim më lejoni tëpërmbledh shkurtimisht edhe nevojën për ndryshime në3 ligje që lidhen me:Fiskalizimin, Shkëmbimin Automatik të Informacionit dhe Procedurat Tatimore.

Situatae krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndër të tjera edhe vështirësi në zbatimin e afateve, për këtë arsye projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiaresynon shtyrjen e disa afateve të parashikuara në ligjin për të njëjtën çështje.

Konkretisht propozohet shtyrja e afateve

*propozohet shtyrja e afatit të raportimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e ndryshuar nga afati 31 korrik 2020, në “deri në 15 nëntor 2020”.

Gjithashtu, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Grupi Drejtues i Forumit Global të OECD ka rekomanduar që afati i shkëmbimit automatik të informacionit ndërmjet juridiksioneve të zgjatet deri në fund të Dhjetorit 2020 vetëm për vitin 2020.

Për këto arsye, afati i shkëmbimit automatik të informacionit të parashikuar vetëm për shkëmbimin e parë automatik të informacionit me juridiksionet e tjera kompetente do të shtyhet nga “brenda 9-mujorit”, në “brenda datës 31 dhjetor”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’”

Ky projektligj ka si qëllim shtyrjen e datës së fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për transaksionet me para në dorë.

Në kushtet kur pandemia globale COVID-19 ka krijuar një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, si dhe në vijim të masave të tjera të ndërmarra gjatë kësaj periudhe nga qeveria shqiptare, me qëllim mbështetjen e biznesit, propozohet që për transaksionet me para në dorë afati i fillimit të efekteve të ligjit të shtyhet më 1 shtator 2021.

Ndërkohë që, për transaksionet pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve me organet publike, si dhe ndërmjet tatimpaguesve me njëri-tjetrin, afatet e fillimit të efekteve të ligjit mbeten të pandryshuara.

 Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” synon rregullimin e funksionimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale ekzistuese deri në fillimin e efekteve të ligjit për fiskalizimin.

Në kushtet kur është propozuar shtyrja e fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, për transaksionet me para në dorë, për në 1 shtator 2021, lind e nevojshme që paralelisht, të bëhet një rregullim lidhur me funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzistuese

Duke qenë se pajisjet fiskale ekzistuese rregullohen nga dispozitat e ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, rregullimi i nevojshëm adresohet në dispozitatkalimtare e këtij ligji.

Përmes këtij projektligji propozohet edhe heqjen e masës së bllokimit të aktivitetit përpara afatit 30-ditor, nëse tatimpaguesi shlyen të plotë dënimin (tatim, kamatvonesë dhe gjobat), duke ardhur në ndihmë të bizneseve dhe duke shmangur ndërprerjen e aktivitetit për një periudhë 30-ditore.

Qeveria Shqiptare në këto muaj është angazhuar maksimalisht për të kryer detyrën e saj ndaj qytetarëve. Të pesë ligjet e mësipërme, i shërbejnë vijimit të mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes në vend" tha ndër të tjera ministrja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 29/07/2020 15:39

    Me falni mos eshte gje minister i arsimit z. Arben Ahmetaj qe do te fuse anglishten ne klasen e pare? Te fusi edhe kimi fizike teknologji dhe shume lende te tjera. U mesuam me keta. Ilir Beqja kerkon uljen e prnsioneve pastaj kerkon qe e premtja dhe e hena te jene dite pushimi.

    Përgjigju
  • vera: 29/07/2020 15:32

    BEJNE GJASME O MURRIZ se po denojne komisioneret ,,,po lajne gojen..

    Përgjigju
  • Tironci: 29/07/2020 13:39

    Ky Murrizi shum i sakte! Zoti minister ku jane uniformat e reja me tendera militantesh,jane policet qe dalin ne sherbim si te shplare prej uniformave te dalura boje,qe ne asnje shtet te botes nuk i sheh keshi dhoj uniformash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?