Nga roman në dramë, ‘15 ditë Prilli’ në Teatrin e Durrësit! Regjisorja Dervishi: Dramë që flet shqip! Autorja Markarian: Romani rrëfen ditët e fundit të regjimit

17 Nëntor, 18:46| Përditesimi: 17 Nëntor, 18:55

  • Share

Durrës- Shembja e ‘murit’ të regjimit komunist, çoroditja e një populli, frika se çfarë kishte përtej izolimit totalitar, do të vihen në skenën e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’.

Romani “15 ditë prilli” i autores dhe aktores Anisa Markarian, që rrëfen trazirat në ditët e fundit të një sistemi totalitar, do të vijë pranë publikut durrsak përmes një drame premiere me regjisore Driada Dervishin.

E gjithë drama përqendrohet në trysninë e 15 ditëve që siç autorja e romanit rrëfen, njerëzit nuk dinin ç’të bënin, të ‘qanin apo qeshnin’ pasi u shemb regjimi.

Premiera që po përgatitet pritet të ngjitet në skenë vitin e ardhshëm, ndërkohë që tashmë ka nisur puna dhe provat në tavolinë.

Yllka Mujo, Sanije Hoti, Gjergj Doçi, Amos Zaharia, Suela Bako dhe të tjerë, do të jenë pjesë e kastit prej 12 aktorësh që do të interpretojnë dramën ‘15 ditë prilli’.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?