Për më tepër se 60 ditë kamerat kurth PPNEA (Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) të cilat kanë qëndruar të aktivizuara në zonat me potencialin më të madh për të strehuar një nga nënllojet më të veçantë e të rrezikuar në të gjithë botën, rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus).
Siç bën me dije në një njoftim në rrjetet sociale, njësoj si vitet e kaluara u dokumentua prania e rrëqebullit në habitatet e vërtetuara më parë nga PPNEA. Prania e këtij nënlloji në Malin e Munellës është tashmë e vazhdueshme që prej vitit 2011, duke na treguar se ky habitat strehon një popullatë të vogël e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm nga gjuetia e paligjshme, mungesa e gjahut, prerja e pyjeve, etj.
Nga vlerësimi paraprak i të dhënave të grumbulluara rezulton se frekuenca e fotografimit për lloje të ndryshëm të faunës së egër është më e ulët se vitet e mëparshme; një indikator i rritjes së kërcënimeve ndaj jetës së egër.