Dhelpra në zonën e Prespës

FOTO/ Nga rrëqebulli te derri i egër, kamerat ‘kurth’ në zonën e Prespës filmojnë kafshët e egra

7 Shkurt 2023, 12:33| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 12:42

  • Share

Falë temperaturave të ulëta kamerat kurth ‘kapin’ kafshët e egra në zonën e Prespës! Kamerat kurth të vendosura nga AKZM në Parkun Kombëtar të Prespës, kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të disa kafshëve të egra, si rrëqebulli, derri i egër, dhelpra e kuqe etj. Falë dhe temperaturave nën zero të cilat kanë përfshirë juglindjen, lëvizja e këtyre kafshëve është rritur në zonat ku janë vendosur këto kamera.

Disa prej tyre ishin nën shënjestrën e gjuhëtareve vite më parë duke i pakësuar, por tashmë duket se ato janë kthyer në habitatin e tyre.

‘Kamerat e kurthit  të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës kanë dhënë rezultatet e tyre , duke monitoruar rrëqebullin  gjithashtu duke dokumentuar praninë e lartë të derrit të egër , dhelprës së kuqe, zardafit, ujkut, lepurit të egër si edhe të kaprollit.’- shkruan AKZM.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?