Foto ilustruese

Lifestyle

Nga rrudhat te puçrrat, ja përse nuk duhet të flini kurrë pa hequr grimin

6 Korrik, 07:36| Përditesimi: 6 Korrik, 07:40

  • Share

Ndonjëherë na ndodh të gjithave që të flemë pa hequr grimin për shkak të lodhjes, mungesës së kohës apo ngarkesës në punë.

Grimi bllokon poret dhe mund të shkaktojë probleme serioze të lëkurës që është e vështirë të eliminohen më vonë.

Më poshtë kemi listuar disa prej efekteve anësore:

Rrudha

Nëse dëshironi të shmangni plakjen e parakohshme, thjesht hiqni grimin çdo natë, pavarësisht se sa të lodhur jeni. Gjumi me grim shkakton zhvillim të parakohshëm të rrudhave, dhe gjithashtu shkakton dëmtim të shtresës së korneumit, barrierës më të jashtme mbrojtëse të lëkurës.

Puçrra

Kjo mund të duket shumë tipike, por mos heqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave.

Dëmtim të qepallës së syrit

Nuk është habi sepse fjetja kur sytë janë të lyer me laps të zi nënkupton bllokimin e pjesës së lëkurës afër qerpikëve dhe si rrjedhojë syri mund të marrë infeksion.

Prishje të qerpikëve

Mbajtja e rimelit edhe gjatë natës shkakton prishje dhe dobësim të qerpikëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?