Kultura

Nga rruga si shkrimtar, poetët e rinj si dhe vizioni për të ardhmen… Albatros Rexhaj rrëfehet për Report Tv: Kush mundet të më kritikojë mua?

17 Tetor 2021, 16:15| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 16:52

  • Share

“Askush nuk mundet  të  kritikoj krijimtarinë time”, kështu është shprehur  Shkrimtari Kosovar, Albatros Rexhaj, në një intervistë në Report Tv, me gazetarin Ermal Qori,  teksa është ndalur të krijimtaria  e tij artistike. Me disa universitete, Rexha shprehet se askush, poshtë formimit të tij professional, nuk mundet të kritikojë krijimtarinë e tij letrare:’

“Unë kam 3 fakultete, 2 tituj master, kandidat për doktor, jam botuar në moshën 24 vjeçare nga “Corriere della Sera”, tani kush mundet të më kritikoj mua?” shprehet ai.

Mes Kosovës dhe Shqipërisë, Rexhaj e konsideron të domosdoshme qëndrimin në Tiranë.

“Tirana më jep diçka që nuk e gjej në Prishtinë, edhe anasjelltas. Në Tiranë jetoj, sikur të kisha jetuar gjithë kohës në Tiranë, do kisha gjetur atë që e gjejë në Prishtinë", tha ai.

Teksa ka zbuluar detaje nga jeta  tij personale, prizrenasi, ndalet në një moment të dhimbshëm të jetës së tij.

“Pata rënë në gjendje depresioni të thellë, nuk isha mirë me shëndetin edhe mendimet më krijuan atë gjendje. Ndaj muzika më mban gjallë", thotë shkrimtari.

Rexhaj nuk nguron të theksoj rëndësinë e rrjeteve sociale në krijimin e karrierës së tij.

“Albatrosi si shkrimtar ka lindur si rrjedhojë e rrjeteve sociale. Por unë jam qejf shkrues ndaj nuk quhesh shkrimtar nëse poston disa rreshta", shprehet ai.

Për Rexha-n, e rëndësishme është raporti me shpirtin, ndërsa thekson se kontratën për të shkruar e ka me veten e tij, dhe jo me të tjerët.

Intervistën e plotë të shkrimtarit Rexhaj mund ta shihni në videon më lartë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?