Nga Rudina Hajdari tek Murrizi ja 20 deputetët që kërkojnë përjashtimin e Sali Berishës nga politika me ligj lustracioni 

24 Prill 2020, 11:34| Përditesimi: 24 Prill 2020, 11:39

  • Share

Një ditë pas publikimit të projektligjit, Shqiptarja.com zbulon edhe listën me 20 deputetë të cilët kërkojnë të përjashtojnë përfundimisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika shqiptare dhe zgjedhjet parlamentare të 2021, përmes nismës së lustracionit, për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar. Nisma ligjore e depozituar në Kuvend dhe e përfshirë në axhendën e punimeve, gjithnjë nëse do të miratohet, prek edhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetët Spartak Braho, Fatmir Xhafaj etj., të cilët përfshihen në kategoritë ndaluese të projektligjit. Ndërkaq, në listën e 20 deputetëve propozues, përveç Myslim Murrizit, bën pjesë deputetja Rudina Hajdari, e zgjedhur në listat e Partisë Demokratike, por e përjashtuar më pas nga partia nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, pasi zonja Hajdari refuzoi të zbatonte vendimin politik të PD për të ‘djegur’ mandatin e deputetit vitin e kaluar, në kuadër të aksionit politik të opozitës për të rrëzuar qeverinë. 

Deputetët e tjerë propozues janë Halit Valteri, Korab Lita, i cili ka qenë më parë nënkryetar i Bashkisë Kamëz, kur jo e fundit drejtohej nga Xhelal Mziu, deputeti Ralf Gjoni, deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u infektua nga koronavirusi, Artur Roshi, Edlira Hyseni, Majlinda Halilaj, Besnik Troplini, Ligoraq Karamelo, Arben Elezi, Krenar Rryçi, Arlind. Çarçani etj. Deputetët thonë në relacionin shpjegues për Kuvendin se projektligj nuk synon përafrimin me legjislacionin e BE-së, nuk ka efekte financiare dhe mbështetet në nenin 81 të Kushtetutës dhe nenin 68 të Rregullores se Kuvendit. Sipas tyre, nisma ligjore është në përputhje dhe zbatim të rezolutës nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së votoi Rezolutën mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste dhe disa rezolutave të Kuvendit të Shqipërisë. 

Projektligji figuron në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 16 prill deri në 30 maj. Për shqyrtimin e nismës ligjore është caktuar Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Por, nuk ka një datë se kur Komisioni i Ligjeve do ta marrë në shqyrtim. Nisma ligjore pritet të prodhojë debate të forta pikërisht për shkak të efekteve të saj. 


Kategoritë që përjashtohen 
1.    Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së Shqipërisë;
2.    Ish-funksionarët e Sistemit Komunist;
3.    Ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (spiunë Sigurimi);
4.    Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës;
5.    Ish-anëtarët ose bashkëpunëtoret e Shërbimeve te Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.

Pozicionet nga të cilat përjashtohen 
1.    President 
2.    Kryeministër 
3.    Deputet i Kuvendit 
4.    Ministër
5.    Zëvendësministër 
6.    Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
7.    Anëtarë të Gjykatës së Lartë
8.    Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 
9.    Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor 
10.    Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë 
11.    Titullarë të institucioneve të pavarura kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga
12.    Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave
13.    Prokurorë ose gjyqtarë të të gjitha niveleve
14.    Kryetar bashkie
15.    Prefekt
16.    Drejtor të përgjithshëm, drejtor drejtorie, drejtorë rajonalë në të gjitha
17.    institucionet shtetërore
18.    Drejtorë dhe drejtues në Policinë e Shtetit
19.    Të Shërbimit Informativ të Shtetit
20.    Të Gardës së Republikës 
21.    Të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
22.    Ambasador
23.    Konsull
24.    Sekretare të Përgjithshëm në çdo institucion
25.    Këshilltarë dhe shefe kabineti të Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të
26.    Kuvendit, ministrave, të institucioneve kushtetuese

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ehjal bot. edhen Marsianet: 24/04/2020 21:04

    po pse Berishen dhe jo Rucin? thjesht kureshtje? apo indirekt

    Përgjigju
  • dulja: 24/04/2020 20:20

    ha ha ha shpet u kujtuate ,e beret si ai qe tha do vete te ruaje misrin kure baldosa ja kishte gren te gjithe dhe ju te njten gje po beni

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 24/04/2020 19:33

    Projekt-Ligji per se paku permban injorance e per se shumti permban hile. ''' Jugoslavia nuk ka qene anetare Traktatit te Varshaves (14 maj 1955) ''' Jugosllavia ka qene e mbetet (Serbia) financuesi i rrejtit me te fuqishem te spiuneve ne Shqiperi. ''' Kategoritë që përjashtohen ... 4. Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës; 5. Ish-anëtarët ose bashkëpunëtoret e Shërbimeve te Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.

    Përgjigju
  • sonila: 24/04/2020 16:28

    BERISHA JA VRAU TE ATIN RUDINES,,,.C'MBAN KJO TOKE....

    Përgjigju
  • Edi: 24/04/2020 16:26

    Ha ha ha hiku plaku mere me gjith tosunbac.

    Përgjigju
  • Konjak: 24/04/2020 15:50

    Eshte nje nisem , ne te pergjithshmen ,pozitive . Nuk eshte se kam ndinje mllef me ndonje zoteri nga c'far kap ligji , por ky veprim eshte zbatuar ne gjithe ish shtetet komuniste . Meqense shoqeria jone ecen keq , gjat viteve te demokracise , atehere pse te mos provohet edhe ky pastrim idesh , qe vjen nepermjet punonjesve te larte te partise dhe pushtetit komunist .Nuk eshte e vertet , se c'do komuniste ishte nje kriminel ,ka pas dhe ka njerez te mir ,; por c'do shqipetar duhet te sakerifikoje dicka nga vetia , ne interes te te gjithe shoqerise , prandaj i gjithe ky grup shoqeror qe vjen nga sistemi i kaluar , duhet ta votoje pro nismes .Te shohim se c'far do te beje , brezi i ri , i edukuar e i mesuar neperbote . Presim me te miren e mundeshme . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Maliqi: 24/04/2020 14:52

    Ky dhe shume te tjer duhet te ishin terhequr nga politika, nuk janë politikan keta ish klasa punetore.

    Përgjigju
  • Liku: 24/04/2020 14:18

    Deputetet duhet te zgjidhen direkt nga populli dhe jo me liste keshtu eliminohen te pa deshiruarit nga populli

    Përgjigju
  • Juristi: 24/04/2020 14:16

    Dakord,shume i mire si ligj,duhet te ishte bere me pare.Vetem nje pike eshte interesante po te kesh qënë ish-vendeve të Traktatit të Varshavës digjesh,ok,por po te kesh qënë spiuni i Italise,Frances d.m.th. i perendimit,je ne rregull.Pike gallate kjo ne kete project ligj.

    Përgjigju
  • Agimi: 24/04/2020 13:53

    Kjo ska bythe te rrije. Tjetri 25 vjet sekretar partie, sherbetor besnik i Bllokut dhe brenda nates u kthye ne i persektuar,qe ka 30 vjet qe shan regjimin e poshter komunist, qe e mori nga fshati dhe e beri doktor te bllokmeneve, e çoi me specializim ne France dhe i dha edhe tre dhoma e nje kuzhine, kur njerezit e tjere rrinin dy kurora ne dy dhoma e nje kuzhine!!

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 24/04/2020 13:47

    Nese arsimi i vendeve te trattati te varshaves nuk duhet njohur, pse duhet te njihet arsimi shqiptar i para 1990?a nuk eshte ky arsim veper e komunizmit. Po hidrocentralet e komunizmit pse duhet te njihen dhe shfrytezohen?Te shkaterroje ,por me ligjin murrizi hajdari.

    Përgjigju
  • Pesionisti: 24/04/2020 13:45

    Vetem perjashtimi dhe mbetja e tij ne shtepi eshte baraz me nje decorate te larte kombetare.Ky dhe disa nga familjaret dhe bashkepartiaket e tij,duhet qitur para te drejtes dhe ligjit, te merr denimin e tij meritor dhe te mbetet deri ne vdekja ne burg.Ishin dhe mbeten hija me e demshme keto 30 vjetet e fundit te politikes shqiptare dhe f atkeqesia me e madhe e shtetit shqiptare.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 24/04/2020 13:42

    Nuk kuptoj nje gje. Pse partite fashiste,partite qe bashkepunuar me nazifashizmit,nuk jane ne liste. Mos valle jane me pak te rrezikeshme per demokracine?pse bashkepuntoreve te nazifashizmit iu njihet e drejta e demokratizimit dhe ish komunisteve jo.demokracia pluralista e e perjashton te drejte e ekzistences te partive komuniste?per spiunet e agjenturave te huaja, behet fjale per agjentet ruse ,kineze,indiane,zululandeze,apo edhe te cias,is,sim dhe sims, asfali, udb,frances,gjerman,etj.?a ka ndryshim mes ketyre agjenteve,nga ata te sigurimit?per arsimin.meqe nuk duhet njohur assiomi i vendeve te traktatit te varshaves,cila eshte arsyeja.

    Përgjigju
  • Tosi: 24/04/2020 13:37

    Ketij i duhet bere gjyqi si Pinocetit apo Mubarakut dhe te vuaje pjesen e mbetur te jetes ne burg per shaterrimin e shtetit ne 97 brenda 24 oreve duke dorzuar shtetin tek major Shabon Memija,kolonel gazidede, dhe kapter Zhulali, pastaj mijra te vrare ...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/04/2020 13:22

    Ptu ptu rrace mu... gelbaze Berishe

    Përgjigju
  • QENI BASTARD SALHE KRIMINELI: 24/04/2020 12:39

    Ky qeni ngordhur kërma salhe duhet djegur në turën e druve. Njeriu më pis i gjith historis Shqiptare wc publike. Ky duhet zhduk me rënj me ça ka e me çar nuk ka. Qeni ngordhur salhe po dridhet se e ndjen tërmetin si minjt e haleve që dalin nga kanalet kur bie tërmeti. Pty rac muti.

    Përgjigju
  • Kush me thote ?: 24/04/2020 12:29

    A ka me shkerdhate se ky hale Berishe?

    Përgjigju
    • Po ka: 24/04/2020 13:02

      Fatmir Midinhoxha

    • Ta them unë: 24/04/2020 12:46

      Ka. Është Gramoz Ruci.

  • Ps pd lsi bande: 24/04/2020 12:05

    Kane Edi brekushen mashtruesin qe i mbron Saliu me Gramozin, se ato e kane vendosur aty.Kto jane nje mafje qe shqiptaret dele do e mbajne edhe per 50 vjet te tjera.Shembulli qe shqiptaret jane gomere e trregon njerezit qe dolen ke mitingu i Like hajdutit per te mbrojtur kushtetuten hahahahaha

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/04/2020 11:54

    Berish-Bajge lope

    Përgjigju
  • Or Tej: 24/04/2020 11:48

    Berisha te qerohet te shkoj ne te Sheqeres ju shofte fata rrace mu...,

    Përgjigju
  • Ardi: 24/04/2020 11:47

    Ligj i vonuar duhej te ishte zbatuar qe ne vitet 1990 dhe e sigurt qe Shqiperia sdo ishte kjo burdello që është

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?