Nga serat e Fierit në tregjet e Tiranës çmimi i luleshtrydhes gati trefishohet! Prodhuesit e shesin 110 lekë/kg, qytetarët e kryeqytetit e blejnë me 300 lekë/kg

26 Mars 2022, 16:47| Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:05

  • Share

Një vasketë me luleshtrydhe, me peshë 500 gram shitet në markete dhe tregjet e Tiranës me 150 lek. Report Tv kreu një vëzhgim në tregun e pakicës pranë stacionit të trenit, ku shitësit thanë se një arkë me peshë 4.5 kg me shumicë kushton 1000 lek. Thënë ndryshe 220 lek për kilogram.

"Merret në shumicë dhe pastaj llogaritet transporti. Del në treg 110 lek e lart një vasketë, sepse shkon dorë më dorë nga prodhuesi, tregtari, e konsumatori", tha një tregtar.

Për të ndjekur zinxhirin e shitjes së këtij fruti mjaft të preferuar për stinën, Report Tv ka udhëtuar drejt fshatit Adë të Fierit, që njihet për kultivimin e luleshtrydhes.

Fermerët janë në kulmin e sezonit të vjeljes! Prodhimi është i mbarë, por siç tregojnë, fitimi mbetet i pakët, për shkak se tregtarët e mëdhenj e marrim me çmimi mjaft të lire.

"Kërkojmë të na ndihmojë shteti! Shkojmë e çojmë mallin atje (grumbulluesi), ai thotë me 500 lek/arka. A thotë se nuk ka treg, por na gënjejnë!", tha fermeri.

Në Adë të Fierit mund të blesh një kilogram luleshtrydhe me 110 lek/kg, ndërsa në tregjet e Tiranës çmimi trefishohet, duke kapur vlerën 300 lek/kilogram.

ÇMIMI I SHITTJES

FERMERI                       110 LEK/KG

TREG SHUMICE            220 LEK/KG

TREG PAKICE                300 LEK/KG

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luleshtrydhe: 26/03/2022 21:01

    Pardje po kaloja pergjate Frakullit dhe u ndala buze rruge ku nje burre po shiste lukeshtrydhe ne vasketa prane nje sere. Duke i menduar te freskta dhe pa kosto transporti ndalova. U habita nga cmimi 200lek vasketa aty ne buze te rruges ngjitur me seren e lukeshtrydheve! Po me 120-150 jane ne Tirane i thashe.. Kaq i kam une mu pergjigj.....

    Përgjigju
  • Laert: 26/03/2022 20:12

    Perveç çmimit duhet trajtuar nga gazetaria dhe çeshtja e pranise se pesticideve; uresë dhe nitratit mbi normat e lejuara per shkak te perdorimit pa kriter dhe ne mungese total kontrolli nga autoritetet perkatese

    Përgjigju
  • Liku: 26/03/2022 18:00

    Po te shkojne ti shesin vete pra, meqe paska kaq fitim. Te organizohen. Treg i lire eshte. Sme duket padrejtesi, por nje shans. Hap nipt (shume e kane) merr furgon me qira edhe nisu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?