‘Nga sezoni i ardhshëm ligë e përbashkët me Kosovën dhe Maqedoninë’, presidenti Federatës së Basketbollit: Pesimist për ndihmë të qeverisë

21 Prill 2020, 11:49| Përditesimi: 21 Prill 2020, 12:23

  • Share

Basketbolli në Shqipëri ashtu si çdo sport tjetër është ndalur për shkak të situatës së jashtëzakonshme. Por a ka ai nevojë për ndihmë financiare për ta kapërcyer këtë situatë? Në një intervistë për “Report TV”, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari nuk duket shumë optimnist.

“Sot basketbolli natyrisht që ka nevojë për ndihmë, do ketë gjithmonë nevojë për ndihmë dhe nëse shteti do ta mbështesë do të jetë gjithmonë i mirëpritur, por mundësitë unë e di që jan aq të vogla sa është e vështirë të kujtohen edhe për ekipet e basketbollit.”

I pyetur nëse ky sezon do të vijojë apo do të ndërpritet Ponari përgjigjet:

“Jemi njohur me vendimet e shumë federatave në botë për nd2ër-prerjen e kativitetit, I kemi shqyrtuar me shumë vëmendje, dhe Kosova e Maqedonia i ka ndërprerë aty ku kanë qenë për të mos i nisur më. Vendime që ndoshta për vendet e tyre kanë qenë të drejta, por ne nuk e kemi marë këtë vendim. Kemi pritur që ta shohim më me qetësi dhe të krijojmë mundësinë që edhe ky kampionat pavarësisht se në një kohë të tillë le të përfundojë.”

Për ‘Report TV’ Ponari dha edhe një lajm të rëndësishëm, duke konfirmuar se atë që nuk e bëri dot futbolli do ta bëj basketbolli.

“Ne para disa kohësh kemi hedhur një ide që të zhvillohet një kampionat i përbashkët me Kosovën, pra dy federatat, ndoshta edhe me atë të Maqedonisë. Do jetë një ide që kërkon edhe lejen nga FIBA për të zhvilluar një kampionat të përbashkët. Tashmë distancat janë shkurtuar.”

A keni një synim, ose një datë se kur mund të ndodhë kjo?

“Unë them që vitin e ardhshëm, planifikimi ka qenë që këtë vit të zhvillohej një Kupë, sit a thuash një kupë kombëtare, por sezonin e ardhshëm besoj se do të jetë gati. Vjeshta dhe pranvera e ardhshme do ta kenë këtë kampionat në tavolinë dhe pallatetet e sportit.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?