‘Nga Shën Tereza te veshja tradicionale shqiptare’, në 6 ditë Velipoja si skenë arti! ‘Land&Sand’, Festivali i Artit për herë të parë në Shqipëri

25 Gusht 2022, 22:19| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 22:25

  • Share

Shën Tereza po ngrihet në një skulpturë rëre në plazhin e Velipojës... Ndërsa më tej, nis të marrë formë portreti i një fëmije... Autorët janë artistë vendas e të huaj e prej kësaj të mërkure i bashkon Festivali i Artit “Tokë dhe rërë”, që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Bullgarja Ani Zlateva prej 15 vitesh lëvron këtë gjini. Ndërsa Sanita Ravina nga Letonia përpos rërës krijon edhe me materiale të tjera. Edhe Greqia, Hungaria e Serbia kanë përfaqësuesit e tyre që i japin jetë personazheve, gjendjeve e fenomeneve globale përmes skulpturave të ndryshme të tokës e rërës.

“Ideja ishte që kjo hapësire të vinte me anë të një festivali që ka një mesash, ridimensionimin e hapësirës publike. Kemi dëshirë të bëjmë gjëra të mira për vendin ton dhe ta fusim Velipojën në hartën botërore ku zhvillohen këto festivale gjigande që zhvillohen ane mbanë botës”

Skulptori Ardian Pepa, autor i një sërë veprash monumentale, duket i pa shqetësuar që vepra e tij s’do të zgjasë përgjithmonë, e punon me të njëjtin pasion, skulpturën në rërë të një gruaje shqiptare, me veshje tradicionale kombëtare.

“Ftesën e mora me shumë kënaqësi. Dua të provojë diçka të re. Kemi angazhuar dhe studentë që dhe atë të kenë eksperiencë, për teknikën, pasi është një teknik shumë re për Shqipërinë.”, shprehet skulptori.

Festivali i Artit përgjatë 6 ditëve jo vetëm që do të promovojë këtë formë alternative të artit, duke synuar të afrojë nja audiencë sa më të gjerë, por edhe të forcojë raportin e qytetarëve me natyrën e të promovojë turizmin në Velipojë.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 29/08/2022 01:16

    C'KENI MORE NJEREZ TE POSHTER QE NUK LENI ASGJE REHAT NE PLAZHE,,,KENI SHKATARRUAR VIJEN BREGDETARE ME PALLATE MBI RERE,,,PA PARKINGE ,,,PA UJE ,,E DRITE,,,TANI I QENKENI VENE RERES...JU MALLKOFTE ZOTI NE SHTATE BREZA,,,POPULL I LIG,,I POSHTER....VETEM NJE TERMET SI AI I 26 NENDORIT ,,JU RREGULLON TRUTE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?