Foto ilustruese

Nga sherr me grushte dhe sende të forta, tek identifikimi i autorit të një vjedhje! 1 në pranga dhe 6 nën hetim në Elbasan

12 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 12:54

  • Share

Nga tre raste sherresh me grushte dhe sende të forta, deri tek identifikimi i autorit të vjedhjes në një servis, janë disa nga ngjarjet që vunë në pranga 1 23-vjeçar dhe nën hetim 6 të tjerë në Elbasan. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 32 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjerin;

-A. D., 53 vjeç dhe E. D., 63 vjeç, të dy banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte, njëri-tjerin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë punën për kapjen e shtetasit M. B., 30 vjeç, banues në Prrenjas, pasi nga hetimet u identifikua si autor i një vjedhjeje të kryer më datë 04.11.2023, në një servis, në Prrenjas. Sendet e vjedhura (bateri automjeti, një unazë floriri dhe disa veshje) u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 35 vjeç, pasi në fshatin Kodovjat, prishi qetësinë publike, duke qëlluar në ajër, me një armë gjahu që e kishte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin vijojnë punën për kapjen e shtetasit D. Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga hetimet rezultoi se gjatë natës, ka vjedhur grilat në dritaret e 2 banesave, në fshatin Bishqem.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 23 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?