‘Nga Shkodra në Angli për 5 mijë £’, skandali me emigrantët shqiptarë për kalimin me gomone nga Tik-Tok (VIDEO)

24 Gusht 2022, 20:39| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 20:48

  • Share

Mediat britanike vijojnë të publikojnë video të cilat i cilësojnë si skandaloze ku ‘pazari’ për trafikun e emigrantëve me gomone përmes kanalit të “La Manshit” nga ana e shqiptarëve është duke u bërë hapur në rrjetin social Tik Tok.

Express.co.uk raporton se tashmë bandat shqiptare po ofrojnë udhëtime me minibus falas drejt bazave të tyre në Francë, nga ku bëjnë edhe nisjen e tyre drejt Britanisë së Madhe.

 “Udhëtime çdo ditë nga Shkodra për në Dunkirk. Për më shumë info DM. Udhëtoni çdo ditë. 100 për qind e sigurt”, thuhet në mbishkrimin që shoqëron videon me imazhe të minibusëve.

Në artikull thuhet se njerëzit ftohen dhe sqarohen që t’i dërgojnë mesazh faqes në mënyrë që të regjistrohen në listën për të udhëtuar drejt Britanisë.

“Pasi të regjistrohen, bandat i dërgojnë emigrantët nga Shqipëria te grupet e trafikantëve në Francë, ku ata mund të paguajnë deri në 5000 £ për person për të bërë udhëtimin 22 milje përgjatë Kanalit me një varkë të vogël”, thuhet më tej në artikull.

Reklamat e Tik Tok premtojnë çmime që për shqiptarët konsiderohen si “të volitshme” dhe kalimi për na Angli “nuk ka qenë kurrë më i lirë”. Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel tha se qeveria po punon për të trajtuar këtë “propagandë mashtruese në internet”.

“Postimet në mediat sociale të përdorura nga kontrabandistët kriminalë që promovojnë kalimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme. Kjo qeveri tashmë po trajton këtë propagandë mashtruese në internet me forcat e zbatimit të ligjit, kompanitë e mediave sociale dhe qeveritë e huaja”, tha ajo.

Ndërkohë një rekord i ri prej 1,295 emigrantësh në ditë ishte ai që u regjistrua të hënën për kalimet e paligjshme në Kanal, duke rrëzuar nivelin e mëparshëm ditor me më shumë se 100.

Ndërkohë çmimet për kalimin të fshehur në kamionë janë rreth 22,000 £ për pëson, dhe ka rrezik shumë më të madh për t'u kapur nga policia. Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TONI TIRANE: 26/08/2022 18:22

    Nuk iket me me gomone si ne 1994. Keta vene ne shtepte e bariy dhe perfundojne burgjeve. Mire se po iken po shumica jane kontigjent qe punojne ne shtepi bari. Jane terbuar nga mania per te bere leket shpejte dhe leke te pista.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 26/08/2022 18:21

    Nuk shkohet pa letra se ilegal ngelesh. Mire se po iken po shumica jane kontigjent qe punojne ne shtepi bari. Jane terbuar nga mania per te bere leket shpejte dhe leke te pista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?