Rreth dy vite më parë Klea Kaci, basketbollistja shqiptare, la Shkodrën për të emigruar me familjen në Kanada, atje ku sot luan me ekipin e Excel Hoops. Ajo është 16 vjeçe dhe 1.80 e gjatë, ndërsa që tani ka oferta nga Universiteti i Harvard. Për Report Tv ajo thotë se përshtatja me realitetin e ri nuk ka qenë e vështirë.
“Përshtatja ime në Kanada nuk ishte edhe aq e vështirë, pasi para se të vija këtu kam patur shumë eksperienca në SHBA ku unë edhe vura se basketbolli I femrave ishtë shumë më i vlerësuar se sa në Shqipëri.”
Klea tregon se çfarë e ka bërë atë që të ketë një nivel të lartë basketbolli që në këtë moshë.
“Unë gjithashtu stërvitem nën përkujdesjen e një trajneri personal me shumë eksperiencë i cili është stërvitur me yjet e NBA që quhet Xhuma Mekuin dhe është një ndër arsyet kryesore që loja ime ka arritur në nivelin ku është sot.”
Kur pyetet për të bërë një krahasim mes basketbollit në Shqipëri dhe atij në Kanada 16-vjeçarja përgjigjet:
“Në Shqipëri nuk mungon dëshira apo talentet, por thjeshtë mungojnë ambientet dhe kushtet ku këta lojtarë stërviten.”
Klea thotë se pavarësisht emigrimit është gjithmonë në kontakt me shoqet te ekipi i Vllaznisë, ku ajo nis karrierën në basketboll.
“Jam në kontakt vazhdimisht me shokët e skuadrës atje, sepse kemi kaluar moment të paharruara së bashku. Sot që flas me to më shprehin një kënaqësi tej mase për arritjet e mija dhe më japin kurajo të ecin përpara.”
16-vjeçarja gjatë aventurës në Shqipëri ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, por në të ardhmen nuk do të jenë më, pasi ka oferta nga Kanadaja.
“Ka qenë një eskperiencë tej mase e veçantë të luaja për kombëtaren e Shqipërisë, e cila vitet kur kam luajtur unë drejtohej nga trajnere Aledina Koçi, që ka qenë një mbeshtetje shumë e madhe për mua. Për momentin nuk është në planet e mija të luajë sërish me kuqezinjtë sepse jam në pritje nga kombëtarja kanadeze, sepse jam në kontakte me to. Gjithsesi të luaja me kombëtaren kuqezi edhe një herë nuk do të ishte keq sepse në fund të fundit është vendi ime.”
Klea në fund thotë se ëndrra e saj është që të luajë në NBA për versionin e femrave.
“Ëndra ime më e madhe është që të arrij në nivelin më të lartë të basketbollit, në ËNBA (Verisioni i NBA për femra). Gjithashtu të jem një nga lojtaret më të spikatura në ligë.”
Vetem albananistanezet levderojne Ballabanet e ofendojne Skenderbejte
PërgjigjuShume mire ben qe kerkon te arrij endrrat e veta. Te gjithe ju qe I thoni pse nuk luan per vendin tend e thoni se keni zemer te ngushte e si thoni dot suksese. Per cilin dreq shtet te luaj,per ate qe as ne transferta nuk jep dieta? Si ish basketbolliste e zhgenjyer nga vendi im te them ndiq endrren tende dhe uroj vertete 1 dite te shoh emrin tend ne ndonje formacion te NBA. Suksese pafund e dashur.
PërgjigjuPo kjo 16 vjeç eshte, asgje akoma nuk ka arritur në sport dhe shet kaq shume mend...
PërgjigjuPo leje o Klejdio se Shqiptari nuk di gje tjeter, vetem te mundohet dhe te uli te tjeret. Ne vend qe ta mbeshtesin, zgjedh t flasi keq per nje 16 vjecare. Kjo tregon se cfare niveli ka.
Alban ka arritur aq shum sa asi nuk e imagjinon dot zoteri , 14 vjece ne Kombetare U16 , Dy her kamjon ne shqiperi me U 18 e Vllaznis , dhe 14 vjec lojtare e ekipit profesiniste me te rriturat e Vllaznis besoj nuk esht pak deri tashti . Respekte
Te quaj moter ne respekt te nje gjaku shqiptar dhe ke bere gjene me te mire qe ke ikur Personalisht sot drejtoj nje nga zyrat e Amazon ne nje shtet europian dhe me lejo te te them dicka. Ne Shqiperi nuk ka meritokraci sepse t'a mohojne ate qe jep..Suksese
PërgjigjuAriu te eshte rritur borxhi ne dyqan Sa per zyren e meritoj dhe po te nis ndonje lopat gerrmo Tare gerrmo.
Po ik ore matuf se duke lexuar denglat e tua eshte ajo tani, u ftofsh ne myth ti bashke me zyren qe drejton!
paske bere namin me amazon o menager,
Shume lojtare te NBA luajne per kombesine e tyre, kthehen dhe luajne per vendin e tyre megjithese kane edhe pashaporte amerikane. Ndersa kjo le vendin e vet dhe do te luaj per nje vende te huaj. Injorance dhe inferioritet, habitem pse i jepni vende ne media.
Përgjigjuo Tjetri o inferior, pse duhet te kem zili une ndaj nje femije? Nuk jam basketbollist dhe as nuk kam moshe per sport. Thashe vetem nje fakt per shume lojtare qe luajne ne NBA por perfaqesojne kombesine e tyre. Ke vajza qe vine nga Amerika qe luajne futboll dhe volejboll per kombetaren Shqiptare. Ju eshte bere mendja para merrni ne qafe dhe femijet. Ka shume talente shqiptare qe digjen sepse prinderit i kane inferior dhe duan te mjelin talentin e femijes se tyre. Nejse eshte turp qe ju duket normale te dalin ne media e te peshtyjne mbi kombin e vet
Ti mir e ke shoku por duhet me pas këndvështrim 360° e keni parasysh se çfarë matrapazësh janë nëpër federata sportive shqiptare, janë aty në krye jo se e meritojnë por se janë të partisë, pastaj ato që janë treguar patriotë dhe kanë garuar për shqipërinë nuk kanë marrë as lekët që i takon me ligj se sja jep kryetari federatës se do nisi familjen me pushime jasht shteti që të vejnë ca foto në istagram. Ti do garoje për kombëtaren duke ditur të gjithë këtë??? Nuk e besoj, kështuqë mos ki zili talentin e tjetrit. Zhvillo ndonjë hobi.
Po pse moj çup çborxh te ka atdheu që nuk luan per vendin tendë? Privat luaj dhe jeto ku te duash POR nga një jet ne emigracion une di te them që dy Jan gjerat OSE ke ik e vogel dhe shqiperia nuk eshtë atdheu yt por Kanadaja OSE nuk e ke ditë asnjeher çfar vlerësimi eshtë te jesh pjes e kombetares se atëdheut tend. Kalofsh mir
PërgjigjuArben mos i paragjykoni njerzit , sepse goca ne fjal ka luatur per Kombetaren dhe biletat per te ardhur ne kampionatin Europian qe eaht zhvilluar ne Bullgari , nga Kanadaja ja ka paguar familja zoteri keshtu qe mos bej atdhetarin respekte.
O Beno lexo përgjigjen ktu sipër. Tung