Messi dhe Pique

Nga shokë të ngushtë në ‘rivalë’, Messi dhe Pique prej 2 vitesh pa folur me njëri tjetrin! Si u ‘shemb’ miqësia e tyre

14 Prill 2023, 18:53| Përditesimi: 14 Prill 2023, 19:02

  • Share

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi për disa kohë është përfolur për një rikthim të mundshëm tek ish skuadra e tij, Barcelona ku u shndërrua në legjendë me të gjitha arritjet. Por deri më tani, ende nuk është arritur një marrëveshje që do të kënaqte të dyja palët.

Mësohet se një pjesë e arsyeve është edhe përballja me njerëzit më të afërt me klubin spanjoll të cilët janë kundër rikthimit të tij. Ajo çfarë shkakton habi është se grupi i këtyre njerëzve që janë kundër rikthimit të Messit, kryesohet nga Gerard Pique, dikur një shok shumë i mirë me ‘pleshtin’.

Para se Pique të shpallte tërheqjen e tij, mediat spanjolle raportuan se Messi do ta kushtëzonte rikthimin e tij në klub, ndër të tjera, me largimin e Pique nga skuadra.

Sipas medias spanjolle ‘Marca’ Messi dhe Pique nuk kanë folur me njëri tjetrin prej 2 vitesh.

Marrëdhënia e tyre u dëmtua në mënyrë të pakthyeshme kur spanjolli këshilloi drejtuesit e klubit që të mos i ofronin Messit një kontratë të re. Menjëherë pas kësaj, argjentinasi u largua nga klubi.

Marrëdhëniet mes familjeve gjithashtu u shembën, bashkëshortja e Messit, Antonella, tregoi publikisht mbështetjen e saj për Shakirën pasi Pique e tradhtoi këngëtaren dhe shpërtheu një skandal i madh i ndjekur nga të gjitha mediat botërore.

Tani kjo mund të jetë pengesa kryesore për rikthimin e Messit në klub, pasi Marca shkruan se Pique po punon në mënyrë aktive për ta parandaluar atë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?