Droga e gjetur në makinë e ndarë në 8 pako

Tentoi të kalonte rreth 8 kg drogë drejt Greqisë, arrestohet një person në kufi! Lënda narkotike ishte ndarë në 8 pako të fshehura në makinë

20 Shkurt 2023, 17:49| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 18:00

  • Share

Policia greke ka arrestuar një person në Igumenicë i cili duke kaluar nga kufiri i gjelbër, u kap me drogë në makinë. Pas ndjekjes të bërë, u arrit të ndalohej makina e cila ishte ngarkuar në kufi dhe nga Shqipëria po futej në territorin grek. Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuanë e ndarë në 8 pako të ndryshme.

Droga ishte ngarkuar mëgnjesin e sotëm në automjetin që kishte ardhur gna Thesalia. Ndërkohë policia nuk ka bërë ende të ditura detaje lidhur me identitetin e personit të arrestuar.

 Prej fillimit te vitit, policia greke ka evidentuar dhe goditur 4 raste të trafikut të drogës nga zona e Sarandës në Igumenicë dhe ka sekuestruar 235 kg e 800 gram marijuanë me vlerë totale nëse do shitej ne Greqi rreth 590 mijë euro.

Çanta e gjetur në makinën e të arrestuarit

Lajmi në përditësim...

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?