TIRANE- Nga shtatori i këtij viti në 119 shkolla të Tiranës do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve nga parashkollori deri në klasë të pestë të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.
Nënkryetari i bashkisë Tiranë Andi Seferi në një intervistë për emisionin 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv zbulon hallkat se si do të funksionojë ky projekt.
“Është një inciativë që do të fillojë për herë të parë në shkollat publike në Tiranë, duke e bërë si në shkollat në Europë. Është në kuadër të një procesi të madh duke iu kushtuar vëmendje të veçantë kopshteve, çerdheve dhe shkollave” , theksoi Seferi duke kujtuar se që nga viti 2017 të gjitha shkollat janë përfshirë në projektin ‘Shkolla Qendër Komunitare’.
Sipas tij projekti synon që të sigurojë shëndetin, mirëqënien, të garantojë aftësitë intelektuale, fizike dhe sociale dhe të ofrojë hapësira të mbrojtura për fëmijët.
" Nga ky projekt do të përfitojnë 32 200 nxënës nga parashkollori deri në klasë të pestë. Do të jetë me dakordësinë e prindërve për konsumimin e vaktit. Menuja do të jetë bërë nga specialistë dhe do të shpërndahet çdo ditë në shkollë", shtoi Seferi për gazetarin Nertil Agalliu.
Lidhur me organizimin e këtij projekti bashkia Tiranë ka bashkëpunuar me disa ministri, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë.
Sa i përket zgjatjes së orës në shkollë, po punohet si do të vijojë ky proces me nxsënësit në shkollë deri në orën 16:00.
Nëpërmjet këtij projekti, synohet që t’u jepet një ndihmesë prindërve të cilët janë në punë dhe shpesh detyrohen që t’i dërgojnë prindërit në qendra private për kryerjen e detyrave, kundrejt kostove relativisht të larta.
Budalleku radhes, si ske rruge, ske kanalizime, ske rroga, paske leke per ushqim ne shkolla, a mortja
PërgjigjuOopaa tenderat 7D tani se 5D I pame
Përgjigju