Foto e djeshme kur Brigitte Macron, gjuan presidentin francez dhe sot çifti presidencial në Indonezi

Bota

Nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore/ Çifti Macron në momentin kur mbërrin në Indonezi

27 Maj, 22:08| Përditesimi: 27 Maj, 22:10

  • Share

Çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër pas largimit nga Vietnami, një ditë pas mbërritjes së tyre dhe incidentit të shumëpërfolur me shuplakën që presidenti francez thuhet se mori nga gruaja e tij. Emmanuel dhe Brigitte Macron zbresin së bashku shkallët e avionit presidencial, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur.

Kur mbërritën në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u mbështetur te njëri-tjetri. Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.

Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka. Kështu u shpreh edhe vetë presidenti francez në deklaratat e tij, duke hedhur poshtë "teoritë" që po qarkullonin mbi marrëdhënien e tij me gruan. Pas incidentit, u vu re një tension mes tyre: Brigitte Macron refuzoi të i jepte dorën Emmanuelit dhe zbriti shkallët duke u mbështetur në parmak.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?