Superliga shqiptare luajti dje aktin e fundit për këtë sezon, me Partizanin që për herë të 17-të në histori ngriti trofeun e kampionit. Veç këtij suksesi, trajneri i të kuqve, Giovanni Colella vendosi emrin në historinë e "Demave", duke u bërë trajneri i parë italian që fiton Superligën shqiptare.
Në historinë e trofeve në Shqipëri, janë pesë trajnerë të huaj që kanë udhëhequr ekipet e tyre te suksesi. Gjithçka ka nisur në vitin e largët 1934, kur Tirana fitonte titullin e katërt kampion me hungarezin Samo Singer në stol. Në sezonin 2000-01, Vllaznia shpallej kampion me Dervis Hadziosmanovic në stol.
Çeku Stanislav Levi në sezonin 2011-12 fitoi trofeun me Skënderbeun, për të vijuar me Emmanuel Egbo, që në sezonin 2019-20 shpalli Tiranën kampione. Veç tyre, këtë sezon Partizani fitoi titullin me Colellën në stol. Kësisoj, numri i trajnerëve të huaj që kanë fituar Superligën në Shqipëri shkon në pesë.