Nga Skënderbeu tek Fishta, Bledar Çakalli vizaton muralen nacionaliste në Rrugën e Kombit

11 Prill, 15:54| Përditesimi: 11 Prill, 16:01

  • Share

Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza, Abat Prend Doçi  dhe figura të tjera të Kombit po përjetësohen në një murale gjigande në Rubik të Mirditës, në anë të Rrugës së Kombit.

Kjo murale nacionaliste është iniciativë personale e Bledar Çakallit, që njihet për pasionin për pikturën dhe krenarinë për historinë shqiptare. Ai ka bërë dhjetëra murale të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut.

Teksa po punon vullnetarsisht, për Bledar Çakallin, pozitive është mbështetja që merr nga shqiptarët e të gjitha trojeve të vendit dhe çdo kush mund ti bashkohen kësaj iniciative për të çuar përpara projektin për vendosjen e muraleve patriotike në rrugët e vendit.

Muralja nacionaliste në Mirditë do të jetë rreth 500 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë.  Çakalli po vazhdon ende punën deri në përfundim të projektit të tij.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuk s'ki: 12/04/2024 10:13

    Shumë dobët,duken si Karikatura amatoriale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?