Komunikimet telefonike me drejtuesit politik të PS në qarqe, kryeministri Edi Rama i ka kthyer në një rutinë të punës së tij në udhëtimet që zhvillon nga një qytet në tjetrin. Nga Skrapari ku ishte ditën e sotme, Rama ka telefonuar Lindita Nikollën, e cila ndodhen për takime elektorale në Mirditë. Temë kryesore e bisedës ka qenë ftesa e Ramës që i bëri Lulzim Bashës për të bashkëpunuar pas 25 prillit për të mirën e Shqipërisë. Nikolla tha se në takimet që ajo ka zhvilluar kjo ftesë është vlerësuar nga gratë të cilat kërkojnë një bashkëpunim paqësor dhe larg konflikteve, ndërsa shtoi se burrat e kujtojnë si një lojë që Rama po bën me Bashën.
Rama tha se në fakt ftesa nuk ka të bëjë për ndarje karrigesh por për të zbutur gjuhën e konflikteve dhe qëndrua larg nga balta e provokimeve të opozitës. Ai madje shtoi se kjo ka trembur Ilir Metës, pis mendon se mos Lulzim Basha i del nga zinxhirët.
"Jo diversion, jo provokim, dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta. Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s'ka lidhje me karrige, pasi PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë", tha Rama.
Gjatë telefonatës nuk kanë munguar as batutat për botox-in ku, Rama thotë se po i shkëlqen fytyra nga buzëqeshja, ndërsa Lindi Nikolla shprehet se ndonjë ditë do i nxjerrin me 6 gishta.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Lindi si je? Si duken punët atje.
Lindita Nikolla: Mirë mirë , njerëzit janë të aftë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe aty ku ka punë ka dhe rezultate dhe Lulzim Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë. Kam parë që gratë janë shumë të motivuara dhe mbështetesh dhe mirëkuptuan thirrjet janë të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat e kujtojnë një lojë të Edi Ramës për të bërë lojën e radhës.
Edi Rama: Burrave ju shkon mendja direkt te pazari dhe ndarja e karrigeve, por gratë janë ata që vuajnë më shumë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shpi, në televizor, me kalamajtë. Shiko çfarë ndodh me kalamajtë nga 7-8 vjeç dhe bëjnë sikur janë edhe ata janë të ndarë.
Lindita Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme, lavdi zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për t'i kuptuar gjërat se janë dhe pesha më e rëndësishme e familjes.
Edi Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë e mbajnë shtëpinë çdo ditë. Po atë lajmin e që kam bërë botox, të pëlqeu?
Lindita Nikolla: Tani çdo gjë do dëgjuar, me shumë mundësi do na nxjerrin me 6 gishta.
Edi Rama: Më është kthyer dhe mua buzëqeshja dhe më shkëlqen fytyra dhe më thonë ke bërë botox. Këto të botoxit i bëjnë botox sondazheve të Lulit dhe partisë së tij dhe merren me historia, jo diversion, jo provokim, dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta. Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s'ka lidhje me karrige, pasi PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë.
Lindita Nikolla: Aty ku ka punë ka dhe zgjidhje të halleve.
Edi Rama: Qeveri dhe kryeministër për të gjithë kemi qenë për punët, por duhet të ndryshojmë edhe ne qasjen dhe retorikën se kemi rënë shpesh edhe ne pre e kurtheve dhe baltës së tyre e ndasisë së tyre, tmerr i madh dhe nuk i kanë faj njerëzit.