Nga sot asistent virtual në e-Albania, Rama: Brenda 2024 do të jetë edhe me zë e figurë

28 Dhjetor 2023, 11:35| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

Ndërsa ‘Shërbëtori publik’ brenda vitit 2024 kryeministri Edi Rama tha se do të jetë asistenti virtual 2.0 që do të jetë me zë e figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.

“Ambicia jonë është që asistentin virtual apo këtë shërbëtor të personalizuar publik të qytetarit, ta shtrijmë edhe në platformën e bashkëqeverisjes. Nuk do të jetë e largët dita, - ne besojmë brenda vitit që po hyn, - kur qytetari do të kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari, tanimë me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal, t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës dhe përgjigjen përkatëse pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, tha Rama.

Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale në funksion të cilësisë së shërbimeve digjitale sipas kryeministrit lehtëson më shumë ndërveprimin e qytetarëve me shtetin.

“Ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale, në funksion të lehtësimit të jashtëzakonshëm të procedurave për qytetarët dhe për sipërmarrjen dhe patjetër edhe në funksion të modernizimit tërësor të gjithë ngrehinës sonë shtetërore, duke filluar nga trupi ligjor i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Drejtoresha e AKSHIT, Linda Karçanaj asistentin virtual e konsideron udhërrëfyesin e qytetarit drejt shërbimeve elektronike.

Ky asistent virtual i e-Albania është ideuar për të lehtësuar të përditshmen e qytetarëve. Është udhërrëfyesi juaj, ndihmësi juaj në çdo moment. Asistenti do të ofrojë shërbime të personalizuara, duke lehtësuar jetën e moshës së tretë dhe personave me aftësi të kufizuara.

 Aplikimi i kësaj teknologjie të re është arritur falë bashkëpunimit të AKSHI-t për inteligjencën artificiale me gjigandin botëror të teknologjisë Microsoft.

Rama prezantoi dhe Enion, “koka” e ekipit të AKSHIT për inteligjencën artificiale.

1703759946_rama.jpg

Foto: Rama me Enion “koka” e ekipit të AKSHIT për inteligjencën artificiale

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 28/12/2023 13:49

    Shume mire, po sherbimet qe ofron kadastra a ka ndonje lloj inteligjence qe i merr persiper t'i zgjidhe ? Dhe me keqja eshte se pas cdo sherbimi qe kerkohet te vjen nje pergjigje nga analfabetet funksionale qe askush nuk i monitoron dhe kontrollon .A ka ndonje mundesi qe te asstohen edhe pergjigjet ,se kerkesat e kuptuam qe do asistohemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?